VIDEO/ Java e 21-të në Kategorinë Superiore, shikoni golin dhe asistin më të bukur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2020 | 19:06

VIDEO/ Java e 21-të në Kategorinë Superiore, shikoni golin dhe asistin më të bukur

Një kryevepër nga mbi 25 metra. Gresild Lika shënoi golin më të bukur të javës së 21-të në ndeshjen Teuta-Luftëtari.LIKA

Kur luhej minuta e 90-të, mesfushori i skuadrës gjirokastrite lëshoi një predhë me të djathtën nga goditja e dënimit dhe e çoi topin në cepin e portës, aty ku hedhja e Frashërit u bë e pavlefshme. Ky ishte goli i tretë sezonal për 22-vjeçarin, i cili luan për herë të parë në Kategorinë Superiore si pjesë e Luftëtarit. Lika është prodhim i akademisë së Partizanit.

Jurgen Bardhi ka treguar një formë të shkëlqyer në dy javët e fundit, teksa është kthyer në lojtarin-asist te Partizani. Sulmuesi bëri një veprim teknik fantastik kur luhej minuta e 71- të e ndeshjes ndaj Flamurtarit.BARDH

Pasi një shërbimi me të djathtën, brenda zonës, nxori blof tre lojtarë, teksa pa Trashin që po vinte nga krahu i majtë. Një asist që u kthye në gol dhe vulosi fitoren 2-0. Një asist mjaft të bukur dha edhe Emiljano Musta në golin e Shkurtajt në Kukës-Laçi 3-1.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"