VIDEO / I dehur mbi motor, “Perandori” Adriano nuk i ndahet dot bëmave të tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2022 | 9:08

VIDEO / I dehur mbi motor, “Perandori” Adriano nuk i ndahet dot bëmave të tij

Mendohej se mund të bëhej më i madhi i të gjitha kohëve, ndaj mori edhe nofkën “Perandori”. Por karriera e ish-sulmuesit brazilian Adriano përfundoi si mos më keq.

adriano

Problemet e tij me jetën personale, sidomos me alkoolin, bënë që të shkonte dëm një nga talentet më të mëdhenj të futbollit botëror. Ndaj ai që cilësohej si një nga yjet më të shndritshëm, vendosi të braktiste gjithçka dhe të kthehej të jetonte në “favelat” braziliane.

Atje, duket se i është kthyer përsëri “bëmave” të tij me alkoolin. Në këto ditë, në rrjetet sociale ka qarkulluar gjerësisht një video që e shfaq Arianon përsëri të dehur, me një birrë në dorë, mbi një motor. Pamje që kanë pak nevojë për koment dhe që tregojnë përsëri rënien e “Perandorit”…


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"