VIDEO/ Holanda “paqe” mes vuajtjesh ndaj Ekuadorit, gjithçka e hapur në Grupin A! Kualifikimi tashmë varet nga… golat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2022 | 19:01

VIDEO/ Holanda “paqe” mes vuajtjesh ndaj Ekuadorit, gjithçka e hapur në Grupin A! Kualifikimi tashmë varet nga… golat

 Është mbyllur në barazim 1-1 dueli i dytë i Grupit A mes Holandës dhe Ekuadorit. “Paqe” mes vuajtjes për “tulipanët”, edhe pse ishin favoritë në letër dhe kaluan të parët në avantazh, në fragmentin e dytë lojës ekuadorianët e rritëm ndjeshëm rritmin e lojës duke gjetur baraspeshën, madje goditën edhe traversën.

traversa

 

Gapko dhe Valencia ishin autorët e golave në këtë sfidë, teksa në Grupin A ngelet gjithçka e hapur për sa i përket kualifikimit. Në lojë mund të futen edhe golat, në rast te Holanda dhe Ekuadori e mbyllin me pikë të barabarta grupin.

Vlen të theksohet se skuadra e Van Gal në ndeshjen e fundit do të përballet me Katarin, që është zyrtarisht i eliminuar, ndërsa Senegali dhe Ekuadori do të luajnë gjithçka për gjithçka për “biletën” që të çon në 1/16-ave.

PËR RENDITJEN DHE KALENDARIN KLIKONI KËTU.

FT HOLANDË – EKUADOR 1-1

Gapko 6′ / Valencia 49′

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet sfida!

90′ Akordohen 6 minuta shtesë.

80′ Bie ndjeshëm rritmi i lojës, skuadrat duken të pajtuara me barazimin. Asnjë rast i rrezikshëm në portat respektive.

70′ Holanda duket se ka humbur disi atë kthjelltësinë e pjesës së parë, mungojnë rastet e rrezikshme në portën e Ekuadorit.

60′ Traversa i mohon golin e dytë Ekuadorit. Gjuajtja e Platës u stampua në traun e portës së Noper. Drithërima te Holanda!

58′ Mendez ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Depaj.

49′ GOOOOL EKUADORI 1-1/ Shtangen “tulipanët”, Valencia gjen golin e baraspeshës. Pas një gabimi në mesfushë të lojtarëve holandezë, kapiteni i Ekuadorit nuk fali brenda zonës, duke përshëndetur rrjetën. 

46′ Zëvendësim te Holanda, largohet Bergvajn, vendin e tij e ze Depaj.

46′ Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë! 

45+3′ Ekuadori gjen golin e baraspeshës me Estupinian, por goli anulohet për pozicion jashtë loje.

45′ Akordohen 3 minuta shtesë!

40′ Minuta të qeta, Holanda po menaxhon mjaft mirë avantazhin e minutës së gjashtë, duke mos lejuar hapësira në repartin difensiv.

32’ E. Valencia provon me një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës, Nopert grushton duke larguar sferën në këndore.

24′ Zgjohet Ekuadori dhe krijon një rast të rrezikshëm me Plata, por pozicional Van Dajk që largon rrezikun në 2 momente. Aksione të rrjedhshme të ekuadorianëve.

16′ Minuta mjaft të mira për Holandën që shfaqet dominuese në këto minuta të para. Pavarësisht epërsisë së një goli, holandezët vijojnë të ushtrojnë presion në gjysmëfushën kundërshtare.

11′ Provon Ekuadori të suprizojë me kapitenin Valencia, por tentativa e tij ndalet nga Van Dajk me kokë.

6′ GOOOOL HOLANDA 1-0/ Zhbllokohet sfida! Gapko kalon në avantazh “tulipanët”. Sulmuesi lëshoi një goditje fantastike nga distanca, duke gjetur golin e dytë në po kaq ndeshje në Katar 2022. Në festë kombëtarja e Van Galit. 

 

1′ Ka startuar dueli në stadiumin “Khalifa International” të Dohas.

FORMACIONET ZYRTARE:

HOLANDE EKUADOR

STATISTIKAT: 

holanda5

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"