VIDEO/ Haland realizon një kryevepër ndaj Dortmundit, Siti triumfon me përmbysje (VIDEO)
Vetëm 3 gola të shënuara në 2 sfidat e Grupit G të Ligës së Kampionëve. Emocione të mëdha u regjistruan në duelin mes Mançester Sitit dhe Dortmundit që përfundoi me rezultatin 2-1. Triumf me përmbysje i skuadrës së Guardiolës, që iu fal Erling Halandit, i cili realizoi një gol spektakolar me akrobaci në duelin ndaj ish-skuadrës.
Gjermanët kaluan të parët në avantazh me Bellinghem në minutën e 56-të, ndërkohë që “qytetarët” arritën të përmbysnin rezultatin në minutat 80 dhe 84’.
Fillimisht ishte Stons që me një predhë nga jashtë zonës vendosi baraspeshën, teksa kryevepra e norvegjezit Haland, vulosi përmbysjen e Sitit. Sfidat tjetër e këtij grupi ajo mes Kopenhagen dhe Sevijas, përfundoi në barazim pa gola.
REZULTATET:
MANÇESTER SITI – DORTMUND 2-1
Stons 80′ , Haland 84′ / Bellinghem 56′
GOLI I HALAND:
GOLI I STONS:
GOLI I BELLINGHEM:
KOPENHAGEN – SEVIJA 0-0
FORMACIONET ZYRTARE:
MANÇESTER SITI – DORTMUND
KOPENHAGEN – SEVIJA
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"