VIDEO/ Goli i parë sezonal, mesfushori shqiptar gjen rrugën e rrjetës në kampionatin gjerman

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2023 | 14:00

VIDEO/ Goli i parë sezonal, mesfushori shqiptar gjen rrugën e rrjetës në kampionatin gjerman

Shqiptari i Kosovës, Florent Muslija, është shndërruar në një lider te skuadra e Paderborn, në Ligën e dytë gjermane. 25-vjeçari shënoi 10 gola sezonin e kaluar, ndërkohë që mesfushori ka gjetur rrugën e rrjetës edhe ditën e sotme. 

MUSLIJA

Më minutën e pestë, Muslija shënoi në portët e Duseldorf, në duelin e vlefshëm për javën e tretë të kampionatit. Ky ishte goli i parë për këtë sezon për futbollistin që është pjesë e përfaqësueses së Kosovës. Me këtë ecuri gjasat janë të mëdha që në të ardhme, Muslija të transferohet në një kampionat më elitar.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"