VIDEO/ Goli i nëntë në kampionat, Kristian Shpendi i pandalshëm te Çezena

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2023 | 21:48

VIDEO/ Goli i nëntë në kampionat, Kristian Shpendi i pandalshëm te Çezena

Talenti shqiptar, Kristian Shpendi, është abonuar me golin në Serinë C italiane. Ylli i Shpresave, gjeti sërish rrugën e rrjetës me fanellën e Çezenës.  

shpendi

20-vjeçari, shënoi r golin e dytë për të tijët ë transfertën e Recanateses, në minutën e 7-të, me fragmentin e parë që përfundoi me shifrat 0-2 për Çezenën. 

Ky ishte goli i nëntë në kampionat në 13 javë për Kristian Shpendin, i cili është shndërruar në një bomber të vërtetë te bardhezinjtë. Sulmuesi është duke ecur në gjurmët e vëllait të tij binjak, Stiven Shpendi, që sezonin e kaluar u shpall golashënues te Çezena, ndërkohë që në merkaton e verës u transferua tek Empoli në Serinë A.  

GOLI I SHPENDIT: VIDEO

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"