VIDEO / Goleadë dhe spektakël, Reali përmbys Bajernin mes polemikave në shtesë për mbrojtjen e trofeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2017 | 23:50

VIDEO / Goleadë dhe spektakël, Reali përmbys Bajernin mes polemikave në shtesë për mbrojtjen e trofeut

Reali i Madridit është kualifikuar në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve pasi ka mposhtur pas 120 minuta lojë Bajernin e Mynihut me rezultatin 4-2 në “Santiago Bernabeu”. Ndeshja e mbrëmjes së sotme dhuroi një spektakël të vërtetë teksa pas 90 minutave lojë, Bajerni arriti të fitonte 1-2, po aq sa Reali në ndeshjen e parë në Gjermani. Kampionët në fuqi të Europës nën drejtimin e Zinedin Zidan vazhdojnë rrugëtimin e tyre në mbrojtje të trofeut, ndërkohë që Ançeloti dhe Bajerni i tij e mbyllin këtu këtë sezon në kompeticionin më prestigjoz të kontinentit.

real madrid kualifikohet

Levandovski kaloi gjermanët në avantazh në minutën e 53-të duke shndërruar në gol një penallti. Ronaldo ktheu baraspeshën në shifra në minutën e 76, por festa e Realit zgjati vetëm dy minuta pasi një autogol i Ramosit i dha sërish avantazhin Bajernit. Në minutën e 84-t të besuarit e Ançelotit mbetën me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të marrë nga Vidal, megjithatë Reali nuk gjeti dot gol tjetër brenda 90 minutave dhe ndeshja kaloi në shtesa.

Një gol në pozicion jashtë loje i Ronaldos në minutën e 105-të riktheu barazinë në rezultat. Ky gol i dha zemër spanjollëve dhe duket se tronditi gjermanët, pasi 5 minuta më vonë Ronaldo shënoi sërish duke përmbysur shifrat dhe sërish në pozicion jashtë loje. Dy minuta pas golit të Ronaldos, ishte Asensio që i dha goditjen e fundit Bajernit, duke vulosur fitoren 4-2.

Real Madrid – Bajern Mynih 4-2 (2-1)
Ronaldo 76′, 105′, 108′, Asensio 112′ / Levandovski 52′, Ramos 78′ (ag)

Real Madrid: Navas, S. Ramos, Marselo, Naço, Karvahal, Modriç, Kros (Kovaçiç 114′), Kasemiro, Isko (Lukas 71′), Ronaldo, Benzema (Asensio 64′).

Trajner: Z. Zidan

Bajern Mynih: Nojer, Lahm, Boateng, Humels, Alaba, Alonso (Myler 75′), Tiago, Vidal, Roben, Riberi (Kosta 71′), Levandovski (Kimish 88′).

Trajner: K. Ançeloti

Gjyqtar: Viktor Kasai (Hungari)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"