VIDEO/ Gol dhe asist, futbollistët shqiptarë rikthejnë tek fitorja skuadrën turke

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2023 | 20:45

VIDEO/ Gol dhe asist, futbollistët shqiptarë rikthejnë tek fitorja skuadrën turke

Istanbulspori u rikthye te fitorja ditën e sotme, pas 4 humbjesh radhazi, duke triumfuar me rezultatin 2-1 në duelin ndaj Hatajspor të vlefshëm për javën e 13-të të elitës turke.  

Florian-Loshaj

Rrugën e rrjetës në këtë përballje e gjeti shqiptari i Kosovës, Florian Loshaj, i cili shënoi golin e parë në minutën e 26-të, ndërkohë që si protagonist u rikthye edhe Valon Ethemi, i cili kishte munguar prej disa ndeshjes për shkak dëmtimi. Ethemi u aktivizua në minutën e 62-të, teksa në të 79-të, asistoi për Mamadu, i cili shënoi golin e fitores. 

Ky ishte suksesi i dytë në 13 javë për skuadrën e Istanbulsporit që është pozicionuar në vendin e fundit me vetëm 3 pikë.  

VIDEO: GOLI I LOSHAJT

VIDEO: ASISTI I ETHEMIT

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"