VIDEO/ Fitorja e 14-të në kampionat, Atletiko e Simeones ndal vrullin e Valencias dhe parakalon Barcelonën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2024 | 23:16

VIDEO/ Fitorja e 14-të në kampionat, Atletiko e Simeones ndal vrullin e Valencias dhe parakalon Barcelonën

Atletiko e Madridit mposhti me rezultatin 2-0 Valencian mbrëmjen e sotme, duke siguruar fitoren e 14-të në La Liga, në 21 javë të luajtura. Kryeqytetasit e Diego Simeones, ndalën vrullin e Valencias, që vinte pas 4 fitoresh radhazi.  

a73926b4-1d11-41f1-82cb-5c1268739ef8

Falë këtij triumfi bardhekuqtë, kanë parakaluar Barcelonën në renditje, edhe pse me pikë të barabarta, Atletiko është pozicionuar në vendin e tretë për shkak të golavarazhit më të mirë.  


Për sa i përket golave, ato u shënuan nga Lino në minutën 45+4 dhe Depaj në minutën e 57-të. Duelin e radhës Atletiko e Madridit do e luajë në shtëpi ndaj Rajo Vajekanos.  

atletiko

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"