VIDEO/ Fitore e vuajtur e Realit në Bergamo, Atalanta jep “leksion” kurajoje. Arbitri gjerman, protagonist

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2021 | 23:59

VIDEO/ Fitore e vuajtur e Realit në Bergamo, Atalanta jep “leksion” kurajoje. Arbitri gjerman, protagonist

Real Madridi fiton me vuajtje të mëdha ndaj Atalantës në Bergamo. 13-herë kampionët e Europës mundën të thyenin mbrojtjen bergameske vetëm në minutën e 86-të kur mbrojtësi Ferland Mendi shënoi nga jashtë zone. Bergameskët zhvilluan një ndeshje kurajoze ndaj “Los Blancos” teksa nga minuta e 17-të luajtën me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Frojler, i cili mbeti episodi më kontrovers i takimit.
madrid
Mesfushori zviceran u ndëshkua me karton të kuq nga arbitri gjerman Shtiler teksa rrëzoi jashtë zone mbrojtësin francez Ferland Mendi të Realit. Edhe pse lojtari madrilen nuk ishte në pozicion të pastër shënimi goli, arbitir kryesor ka befasuar të gjithë duke nxjerrë nga fusha Frojlerin.

Në këto kushte, trajneri Gasperini shtoi mbulimin në mbrojtje dhe Reali sulmoi gjatë gjithë pjesës së mbetur të lojës. Bergameskët zikaltër rezistuan me forcë valëve të njëpasnjëshme të ofensivës madrilene. Megjithatë, ishte Mendi ai që zgjidhi takimin për Realin duke mposhtur portierin Golini me goditje të saktë jashtë zone.

Ndeshja e ardhshme luhet në 16 mars në Madrid. Edhe pse Reali ka shënuar në fushën kundërshtare, pritet që Atalanta të luajë mjaft e vendosur ndaj spanjollëve.

FT| ATALANTA-REAL MADRID 0-1
Golat:
F.Mendi 86′

Momenti kur Frojler ndërhyn ndaj Ferland Mendit. Arbitri gjerman Shtiler e ndëshkon direkt me karton të kuq. VAR-i nuk e korrigjon veprimin e gabuar të kryesorit.
EvBKpe9WQAI_pGv

 

ajaksiii

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"