VIDEO/ Festë elektrizuese, Çezena e goleadorit Kristian Shpendi ngjitet zyrtarisht në Serinë B

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2024 | 21:18

VIDEO/ Festë elektrizuese, Çezena e goleadorit Kristian Shpendi ngjitet zyrtarisht në Serinë B

Pasdite festive për Çezenën e Kristian Shpendit. Skuadra e goleadorit shqiptar, arriti të siguronte edhe matematikisht ngjitjen në Serinë B, pas triumfit 1-0 të arritur ditën e sotme në shtëpi ndaj Peskarës.

cesenaaa

Goli i Pierocit në minutën e 87-të, i siguroi zyrtarisht “biletën” për ngjitjen një kategori më lartë ekipit bardhezi. 

cesenaa festa

Stadiumi ishte i tejmbushur, teksa në momentin e vërshëllimës së gjyqtarit, një festë elektrizuese shpërtheu në stadiumin “Dino Manuci”. Padyshim që protagonisti absolut i këtij suksesi të Çezenës është sulmuesi shqiptar Kristian Shpendi, i cili është dhe kryegolashënuesi i Serisë C me plot 20 gola në 34 javë kampionat.  


View this post on Instagram

A post shared by Cesena FC (@cesenafc)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"