VIDEO/ Festë elektrizuese në Tropojë, Valbona me një këmbë në… Kategorinë e Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2024 | 23:45

VIDEO/ Festë elektrizuese në Tropojë, Valbona me një këmbë në… Kategorinë e Parë

Valbona triumfoi minimalisht ndaj Ilirisë me rezultatin 1-0, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt Kategorisë së Parë.

Valbona festa

Tropojanët iu falë golit të Da Silvës në minutën e 47-të. Edhe pse momentalisht Valbona mban vendin e dytë me 1 pikë më pak se Besëlidhja, skuadra e trajnerit Gjoni, ka një ndeshje më pak dhe gjasat janë të mëdha që në fund të kampionatit të jenë ata në krye të Grupit A.  

Vlbona

Kur kanë ngelur edhe 2 javë nga fundi, lezhjanët do të luajnë vetëm 1 sfidë në datën 27 prill në shtëpi ndaj Gramshit, ndërsa Valbona luan në transfertë ndaj Naftëtarit pa objektiva dhe në fund pret Muralanin në Tropojë. Në fund të duelit të sotëm ndaj Ilirisë, një festë elektrizuese shpërtheu në stadiumin e Valbonës, e cila kishte “aromën” e Kategorisë së Parë.  

FESTA E VLABONËS: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"