VIDEO/ Fati i buzëqesh Muçit, Olainka shpërdoron një shans të artë në fundin e ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2021 | 22:57

VIDEO/ Fati i buzëqesh Muçit, Olainka shpërdoron një shans të artë në fundin e ndeshjes

Legia e Varshavës në grupet e Ligës së Europës. Fati i ka buzëqeshur skuadrës së Ernest Muccit, që triumfoi me përmbysje 2-1 ndaj Slavias së Pragës, që luajti prej minutës së 3-të me 10 lojtarë. Çekët e mbyllën pjesën e parë në avantazh, teksa Ekpai, gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 45-të.

Olainka

Vendasit e Legias, arritën të përmbysnin gjithçka me anë të Emrelit që realizoi dopietë në minutat 59 dhe 70-të.

Ishte pikërsiht heroi Ermali, ai që në minutën e 80-të, i la vendin Ernest Muçit. Nga stoli e nisi këtë përballje edhe Piter Olainka, i cili kishte shansin e artë në fundin e takimit, teksa në minutën 90+1; humbi një rast flagrant, duke e dërguar topin jashtë kuadratit, nga afro 11 metra. Një penallti në lëvizje e shpërdoruar nga ish-ylli i Skënderbeut.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"