Video emocionuese/ “Më i veçantë ishte takimi i fundit, si një lamtumirë”, Mesi i përlotur kur flet për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2021 | 23:57

Video emocionuese/ “Më i veçantë ishte takimi i fundit, si një lamtumirë”, Mesi i përlotur kur flet për…

Nuk e kemi parë kurrë më parë të përlotet Lionel Mesi, por kur bëhet fjalë për ish-trajnerin e tij tek Barcelona, Tito Vilanovan, ylli argjentinas nuk i përmban lotët.

MESI

“Pleshti”, në një intervistë tregon se më i veçanti ishte takimi i fundit me të.

“Kam pasur shumë biseda, por gjithmonë kemi biseduar për futbollin dhe atë që ka ndodhur në lojë, ose çfarë mund të ndodhë në ndeshjet që po vinin.

Por më e veçanta ishte e fundit sepse ishte edhe si një lamtumirë.” , përfundon fjalën në të cilin kapiteni i blaugranave ka mbetur me lot në sy dhe zëri i tij u mbyt nga të dridhurat.

Tito Vilanova ndërroi jetë më 25 prill të 2014 pasi nuk i mbijetoi dot sëmundjes së rëndë si kanceri.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"