VIDEO/ Dy penallti të humbura në 3 javë, moment “jo” për Vedat Muriqin  

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2023 | 19:58

VIDEO/ Dy penallti të humbura në 3 javë, moment “jo” për Vedat Muriqin  

Shqiptari i Kosovës, Vedat Muriqi, po kalon një moment “jo” në këtë nisje sezoni, teksa në vetëm 3 javët e para të La Ligës, ka humbur 2 penallti. 

Muriqi

Sulmuesi i Majorkës, fillimisht gaboi në duelin e javës së parë ndaj Las Palmasit, ndërkohë që të njëjtën gjë bëri edhe mbrëmjen e sotme në duelin ndaj Granadës së Myrto Uzunit.

Bëhet fjalë për minutën e 18-të, kur Muriqi kishte shansin e artë për të vendosur baraspeshën, por e dërgoi topin në shtyllën e majtë pingule. Vlen të theksohet fakti se skuadra e Granadës gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 13-të me anë të Rubios.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"