VIDEO/ Dy gola për 3 pikë, Egnatia i jep “leksion” Laçit dhe kryeson e vetme renditjen  

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2023 | 0:08

VIDEO/ Dy gola për 3 pikë, Egnatia i jep “leksion” Laçit dhe kryeson e vetme renditjen  

Egnatia ka arritur një fitore të artë në transfertë, duke mposhtur Laçin me rezultatin 0-2, falë golave të Ndrecës dhe Isgandarlit në pjesën e dytë. Më këtë fitore rrogozhinasit e trajnerit Tetova, kryesojnë të vetëm me 30 pikë në 14 javë, 2 më shumë se ndjekësit e Partizanit, të cilët kanë një ndeshje më pak.  

bandicam-2023-11-28-14-49-52-927-750x416

Ndërkohë në krahun tjetër për Laçin, kjo ishte humbja e gjashtë në 14 javë, dhe tashmë kurbinasit e Josës kanë nisur të ndjejnë ethet e zonës së ftohtë.

222

Në sfidën e radhës Egnatia do të presë Vllazninë, ndërkohë që Laçi luan në transfertë ndaj Dinamos.  

FT

LAÇI 0-2 EGNATIA

Ndreca 47′, Isgandarli 75′

NGJARJET KRYESORE:

Mbyllet sfida! 

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

89′ Pranë golit të tretë Egnatia me Fernando, por tentativa e tij devijohet dhe shkon ngjitur me shtyllën, goditje këndi për Egnatian.

86′ Dy zëvendësime te Egnatia, largohet Spahiu për Ahmetajn dhe Ndreca për Mustën.

85′ Manellari provon me një predhë me të djathtën, por kontrollon gjithçka portieri Sherri (VIDEO)

78′ Laçi kërkon penallti pas prekjes së topit me dorë brenda zonës nga ana e Zejnullait, por për gjyqtarin Jorgji gjithçka e rregullt. Vijon loja. (VIDEO)

75′ GOOOOL EGNATIA 0-2/ Kundërsulm vrastar i rrogozhinasve, me Spahiun nga e djathta që shërben bukur për Isgandarli, i cili nuk fal duke përshëndetur rrjetën. (VIDEO)

75′ Fantastik Alen Sherri, i cili bën heroin duke i mohuar një gol të sigurt Laçit, me 3 pritje fantastike. I pakalueshëm gardiani shkodran, i thotë “jo”, Sobouellit, Ujkës dhe Qatos. (VIDEO)

71′ Trajneri Tetova kryen 3 zëvendësime, largohen nga fusha, Zhoel, Fangaj dhe Mëllugja, në vendin e tyre, Isgandarli, Lila dhe Zejnullai.

65′ Minuta të qeta, Egnatia, duket se po menaxhon mjaft mirë epërsinë e një goli, ndërkohë në krahun tjetër Laçi po bën shumë pak për të shkuar drejt zonës kundërshtare.

59′ Zëvendësim te Laçi, largohet Bibo, vendin e tij e merr Kryeziu.

51′ Shans i artë për Egnatian me Zhoel, për të dyfishuar shifrat, por futbollisti sfumon një mundësi të shkëlqyer, duke e dërguar topin ngjitur me shtyllën nga shumë pranë portës. (VIDEO)

47′ GOOOOL EGNATIA 0-1/ Ndreca realizon eurogol, me një gjuajtje fluturimthi, duke kaluar në avantazh rrogozhinasit. Futbollisti zgjedh të mos festojë për nder të ish-skuadrë. (VIDEO)

46′ Starton pjesa e dytë!

45+1′ Mbyllet pjesa e parë pa gola!

45′ Akordohet vetëm 1 minutë shtesë.

35′ Të dyja skuadrat provojnë të sulmojnë, por mbrojtjet janë të rreshtuara siç duhet për t’i bërë ballë rrezikut.

15′ Sobouejll provon me roveshatë, fantastik reagimi i Sherrit, që i mohon eurogolin sulmuesit të Laçit. (VIDEO)

1′ Starton sfida në Laç!

FORMACIONET ZYRTARE:

LAÇI: Dajsinani, Kurti, Mjaki, Taleb, Qato, Bibo, Manellari, Ujka, Bajramaj, Kristian, Sobouejll.

Trajner: Mirel Josa

EGNATIA: Sherri, Fangaj, Malota, Xhemajli, Zhoel, Aleksi, Mëllugja, Fernando, Ndreca, Spahiu, Paulauskas.

Trajner: Edlir Tetova

WhatsApp Image 2023-11-28 at 13.08.34

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"