VIDEO/ Dramë deri në minutën e 100-të, Portugalia mund Ganën në natën historike te Ronaldos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2022 | 23:30

VIDEO/ Dramë deri në minutën e 100-të, Portugalia mund Ganën në natën historike te Ronaldos

Portugalia ka mundur me shifrat 3-2 Ganën në një sfidë drithëruese deri në minutën e 100-të kur gjyqtari dekretoi mbylljen e duelit.

portugali gane

Në natën ku Kristiano Ronaldo vendosi rekordin duke u bërë lojtari i parë që shënonte në 5 Botërorë radhazi, skuadra e tij vuajti shumë për të siguruar tre pikët. Kjo pasi golit të avantazhit me penallti të portugezit iu përgjigj Ajeu pak minuta më vonë.

Portugezët shënuan brenda pak minutash me Zhoao Feliks dhe Rafael Leao, por më pas ishin përsëri ganezët që shkurtuan diferencën, duke bërë emocionuese edhe minutat shtesë. Në fund, një gabim i portierit mund t’i kushtonte shtrenjtë Portugalisë, por Uilliams gaboi kur i vodhi topin dhe nuk çoi sferën në rrjetën e boshatisur.

PORTUGALI 3-2 GANË
65′ (p) Ronaldo, 78′ Zhao Feliks, 80′ R. Leao / 73′ Ajeu, 89′ Bukari

WhatsApp Image 2022-11-24 at 7.21.10 PM

PËR RENDITJEN DHE KALENDARIN KLIKONI KËTU.

KOMENTI LIVE:

90’+10’ Mbyllet ndeshja me fitoren e Portugalisë.

90’+9’ Portieri i Portugalisë gabon duke lënë topin në fushë dhe Uilliams ia merr por vonohet dhe nuk gjuan në portën e boshatisur. E pabesueshme!

90’+7’ Një goditje dënimi nga e majta në favor të Portugalisë harkohet direkt në portë, por gardiani i Ganës grushton sferën.

90’ Jepen 9 minuta shtesë.

89’ GOOOL GANA! Pas një gabimi të Kanselo, Baba harkon për Bukari i cili i vetëm në qendër gjuan me kokë dhe shkurton diferencën ne 3-2.

80’ Rafael Leao është fantastik në krahun e djathtë teksa shënon me prekjen e parë të topit, duke thelluar diferencën.

78’ GOOOL PORTUGALIA! Zhoao Feliks merr topin nga e djathta dhe befason portierin me një diagonale, duke kaluar përsëri ekipin në avantazh.

73’ GOOOL GANA! Shënon Ajeu pas një aksioni nga krahu i majtë i Kudus që finalizohet nga kapiteni.

65’ GOOOL PORTUGALIA! Ronaldo nuk gabon nga pika e bardhë dhe i jep avantazhin Portugalisë.

62’ Penallti për Portugalinë. Ronaldo rrëzohet në zonë pas një kontakti dhe gjyqtari nuk heziton të bëjë shenjë nga pika e bardhë.

55’ Kundërzbritje e shpejtë e Ganës me Kudus, gjuajtja e tij diagonale përfundon jo shumë larg katërkëndorit të portës së Portugalisë.

46’ Rifillon sfida mes dy ekipeve.

45’+2′ Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes. 

41’ Ronaldo kërkon me çdo kusht golin me shpërthime në krahun e majtë, por në të dy rastet nuk ia del të kalojë mbrojtësit kundërshtarë me gjuajtjet e tij që bllokohen.

31’ Ronaldo gjen hapësirën dhe gjuan duke gjetur rrjetën. Por gjyqtari anulon gjithçka mes protestave, duke akorduar një faull kundër sulmuesit portugez i cili kishte shtyrë mbrojtësin kundërshtar.

10′ Ronaldo del i vetëm me portierin, por tentativa e tij ndalet nga Ati-Zigi dhe ky i fundit fiton dhe një faull.

5′ Otavio provon me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij e dob9t shkon jashtë.

1′ Staron sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

351654654

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"