VIDEO/ Dopieta e Grecës, Tirana e mbyll me fitore aventurën në grup

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 12, 2018 | 18:20

VIDEO/ Dopieta e Grecës, Tirana e mbyll me fitore aventurën në grup

Tirana mposhti Bylisin me rezultatin 2-1 në takimin e fundit të vlefshëm për Grupin B në Kategorinë e Parë. Dopieta e Grecës, i dha fitoren bardhebluve, të cilët do të luajnë ditën e mërkurë, finalen e Kategorisë së Parë, me fituesen e Grupit A, Kastriotin.

 

Tirana

Golin për skuadrën e Bylisit e shënoi Mahmutaj. Ndeshja e sotme foli e gjitha për Tiranën, edhe pse miqtë nga Ballshi u munduan të surprizonin, por nuk ia dolën.

Bylis-Tirana

Tirana-Bylis 2-1

Greca 30′, 61′ / Murataj 45′

Përfundon takimi. 

88′ Zëvendësim i tretë te Tirana, largohet autori i 2 golave Greca, në fushë Celhaka.

86′ 2 zëvendësime te Bylis, largohet Mahmuti në fushë Sinaj. Largohet dhe Zizi në fushë Hasani.

77′ Zëvendësim i dytë te Tirana, largohet Turtulli, vendin e tij e zë Bishaj.

69′ Protesta të ashpëra të lojtarëve të Bylis ndaj gjyqtarit. Ballshiotët pretendojnë për 11-metërsh, pas topit të prekur me zonë brenda zonës.

65′ Zisi tregon vlerat duke shpërthyer në krahun e majtë, del i vetëm përballë Likës, por në fund tregohet egoist, duke mos pasuar te shoku i skuadrës.

64′ Dramolli i mohon golin e  tretë Tiranës, ku i është kundërpërgjigjur në mënyrë spektakolare gjuajtjes së Dajës.

61′ GOOOOOL Tirana 2-1. Përsëri ai, Bedri Greca. Pas një asist fantastik nga mesfusha, Greca shkëputet bukur nga e majta, hyn në zonë dhe shënon. 


56′ Tirana rrezikon me anë të Karabecit, i cili harkon bukur nga goditja e dënimit, topi largohet në momentin e fundit nga mbrojtësit ballshiot.

55′ Zëvendësim te Tirana, largohet, Bardhi, vëndin e tij e zë Muçi.

50′ Ndëshkohet me karton të verdhë Hoxhallari për ndërhyrje të gabuar ndaj Muratajt.

49′ Tirana e nis në sulm pjesën e dytë, duke ushtruar presion të vazhduashë ndaj ballshiotët të cilët mbrohen mirë.

46′ Starton pjesa e dytë.

45′ GOOOOOL Bylisi 1-1. Pas një pasi të bukur nga e majta, Murataj për miqtë e ka pasur mjaft të lehtë ta dërgoj topin drejt rrjetës. 

38′ Murataj ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

30′ GOOOOOL Tirana 1-0. Bedri Greca ka kaluar në avantazh bardheblutë, pas një goditje të saktë brenda zonës, duke e dërguar topin në cepin e majtë të portierit Dramolli 

20′ Zëvendësim i detyruar te Bylisi, largohet Ntepe i dëmtuar, vendin e tij e zë Kolgega.

17′ Mehmetaj ndëshkohet me karton të verdhë, pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Hoxhallarit.

16′ Aksion i shkëlqyer për Tiranën, Hoxhallari kroson bukur nga e majta, por nuk arrin të devijojë Sentamu, i cili kërcen me kokë te pika e penalltisë.

12′ Dominim i bardhebluve, të cilët kërkojnë golin e avantazhit.

1′ Ka nisur takimi.

Tirana: Lika, Hoxhallari, Turtulli, Cake, Kërçiku, Daja, Karabeci, Maveje, Sentamu, Greca, Bardhi. Trajner: Ze Maria

Bylis: Dramolli, Shoshi, Bella, Mehmetaj, Hoxhaj, Kullira, Murataj, Ntepe, Çukuka, Zisi, Mahmuti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"