VIDEO/ Dopieta e dytë radhazi, sulmuesi shqiptar i magjeps të gjithë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2023 | 22:55

VIDEO/ Dopieta e dytë radhazi, sulmuesi shqiptar i magjeps të gjithë

Katër gola në dy ndeshje me fanellën e Rapidit të Bukureshtit, Albion Rrahmani, sulmuesi shqiptar i Kosovës, është shndërruar në një protagonist absolut në elitën e futbollit rumun. Vetëm pak ditë më parë, Rrahmani, u transferua nga Ballkani te skuadra e Rapidit, ndërkohë që qasja me skuadrën e ti të re ka qenë spektakolare, duke i magjepsur të gjithë.  

RAPIDI

Në debutimin ndaj Universita Kraiovës, 23-vjeçari shënoi dopietë, ndërkohë që edhe mbrëmjen e sotme regjistroi një tjetër dopietë, në triumfin 4-0 që skuadra e tij arriti ndaj Dinamos së Bukureshtit, në ndeshjen derbi. 

RAPIDIIII

Rrahmani hapi serinë e golave në minutën e 35-të duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0. 

Ndërkohë në minutën e 82-të, shqiptari i Kosovës kompletoi “pokerin” duke shënuar dopietën personale.  

Në 8 javë kampionat, Rapidi i Bukureshtit ka grumbulluar 14 pikë, duke u renditur përkohësisht në vendin e dytë.  


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"