VIDEO/ Disfatë dramatike ndaj Karabakut të Xhixhës, shkodrani Pusi debuton me skuadrën e re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2023 | 21:14

VIDEO/ Disfatë dramatike ndaj Karabakut të Xhixhës, shkodrani Pusi debuton me skuadrën e re

Ish-sulmuesi shkodran i Skënderbeut, Belaidi Pusi, bëri debutimin ditën e sotme me skuadrën e Turan Tovuz, në kampionat, në duelin ndaj Karabakut të Redon Xhixhës, në një sfidë dramatike që përfundoi me rezultatin 2-3.

Pusi

25-vjeçari e nisi nga stoli duelin, teksa u hodh në fushë në minutën e 74-t, kur ndeshja ishte me rezultatin 1-2, duke zënë vendin e Gusejnov.

Në minutën e 86-të, vendasit e Turan Tovuz, arritën të barazonin shifrat me Shahverdijev, ndërkohë që në minutën e 89-të, Karabak shënoi golin e fitores me Mustafazada, duke arkivuar 3 pikë të arta në transfertë.

Për sa i përket Redon Xhixhës, ish-bomberi i Tiranës, nuk ishte i gatshëm në këtë duel, teksa pritet ta shohim në fushë në sfidat e tjera.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"