VIDEO/ Di Maria i papërmbajtshëm dhuron magji me tre gola, Juventusi kualifikohet në Ligën e Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2023 | 20:43

VIDEO/ Di Maria i papërmbajtshëm dhuron magji me tre gola, Juventusi kualifikohet në Ligën e Europës

Juventusi ka siguruar praninë në turin tjetër të Ligës së Europës, pasi ia ka dalë të mposhtë me shfirat 3-0 në transfertë Nantën. Bardhezinjtë janë hakmarrë kësisoj për barazimin 1-1 në shtëpi në ndeshjen e parë, falë edhe një paraqitje të jashtëzakonshme të Angel Di Marias.

Europa-League-live-Round-of-32-second-leg-matches

Argjentinasi ishte i papërmbajtshëm në këtë sfidë. Ai shënoi një gol të rrallë me një gjuajtje të harkuar për t’i dhënë avantazhin skuadrës e më pas çoi ndeshjen në 2-0 me një penallti të fituar po nga ai, duke ndëshkuar një lojtar kundërshtar me të kuq. Edhe në pjesën e dytë, ishte pikërisht argjentinasi që çoi topin përtej vijës fatale, me vendimin që u konfirmua nga teknologjia për t’i dhënë Juventusit golin e tretë e që vulosi fitoren e pastër dhe kalimin e turit.

Edhe Sporting Lisbona dhe Sevilja vazhduan më tej, ndërsa sfida mes Monako dhe Bajer Leverkusen shkuan në shtesë pas rezultatit 2-3 në kohën e rregullt, njëlloj si në sfidën e parë. As aty skuadrat nuk gjetën golin dhe u deshën gjuajtjet e penalltive, ku Leverkusen shënoi të 5 tentativat, ndërsa vendasit humbën një të tillë duke i dorëzuar kualifikimin gjermanëve.

REZULTATET

NANTË-JUVENTUS 0-3 (1-1)
5′, 20′ (p), 78′ Di Maria

GOLI I TRETE I DI MARIA

GOLI I DYTE I DI MARIA

GOLI I DI MARIA

MIDTJILLEND-SPORTING 0-4 (1-1)
21′ Koates, 50′, 77′ Pedro Gonçalves, 85′ (ag) Gartenman

PSV-SEVILJA 2-0 (0-3)
76′ De Jong, 90’+5′ SIlva

MONAKO–B. LEVERKUSEN 2-3 (3-2)  3-5 me penallti
19′ Ben Jeder, 84′ Embolo / 13′ Virtz, 21′ Palacios, 56′ Adli

FORMACIONET ZYRTARE

MIDTJILLEND-SPORTING 18:45 (1-1)

asdasdsadsadsadsa

MONAKO–B. LEVERKUSEN 18:45 (3-2)

sdfsdfsdfdsffsdf

NANTË-JUVENTUS 18:45 (1-1)

sadsadsadsadsadsadsad

PSV-SEVILJA 18:45 (0-3)

fdgfdgdfgfddfgdfg

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"