VIDEO/ Brenda “Fortuna Arena”, stadiumit që nuk është mbushur kurrë plot. Shihni pamjet e impiantit ku luajnë nesër kuqezinjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2023 | 17:04

VIDEO/ Brenda “Fortuna Arena”, stadiumit që nuk është mbushur kurrë plot. Shihni pamjet e impiantit ku luajnë nesër kuqezinjtë

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan nesër në Pragë ndeshjen e saj të katërt në Grupin E të kualifikuesve të Euro 2024. Kuqezinjtë e Silvinjos përballen me Çekinë vendase në stadiumin “Fortuna Arena”, një nga impiante kryesore të qytetit të Pragës.

sdffsdsdfsdfsfdsdf

Stadiumi në fjalë është përdorur rrallëherë për ndeshjet e kombëtares. Në fakt, rezulton se në të janë luajtur vetëm 17 ndeshje të kombëtares së Çekisë ndër vite, mes sfidave zyrtare dhe atyre miqësore.

Ajo që bie në sy është se ndonëse ka një kapacitet prej vetëm 19370 vendesh, stadiumi në fjalë nuk është mbushur kurrë plot për ndeshjet e kombëtares çeke.

Impianti në fjalë i është afruar kapacitetit të plotë vetëm në ndeshjen mes Çekisë dhe Portugalisë të luajtur në shtatorin 2022 për Ligën e Kombeve. Në atë sfidë, e cila u mbyll me shifrat 4-0 për Portugalinë, të pranishëm ishin 19322 tifozë.

VIDEO: P. PASHOLLARI

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"