VIDEO/ Berisha dhe Shpendi heronjtë e sfidës, Shpresat mposhtin Malin e Zi dhe ruajnë kreun e grupit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2023 | 16:23

VIDEO/ Berisha dhe Shpendi heronjtë e sfidës, Shpresat mposhtin Malin e Zi dhe ruajnë kreun e grupit

Shqipëria U21 ka mposhtur Malin e Zi U21 në Rrogozhinë, në sfidën e katërt të kualifikueseve të “EURO 2025” në Grupin E. Kuqezinjtë e Bushit fituan me rezultatin e pastër 2-0.

F.Hazisllari

F.Hazisllari

Sfida u zhbllokua në minutën e 27′ nga Berisha nga pika e bardhë e penalltisë. Në minutën e 38′ Mali i Zi ngeli me 10 lojtarë për shkak se kapiteni u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Sfida u vulos në minutën e 73 nga Shpendi i cili shënoi edhe golin e dytë.

Me këtë fitore Shpresat ruajnë kreun e grupit dhe shkojnë në kuotën e 9 pikëve.

SHQIPËRI U21 2-0 MALI I ZI U21

Berisha (P) 27′, Shpendi 73′

NGJARJET KRYESORE

90’+7′ Mbyllet sfida!

90’+1′ Largohet kapiteni Berisha dhe Shpendi, në fushë Stiven Bibo dhe Usni Ismaili.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

84’ Largohet nga fusha Nikaj, ka minuta edhe për Eljon Toçin.

73′ GOOOL SHQIPËRIA 2-0/ Rexhepi kroson drejt Shpendit, ky i fundit nuk fal dhe shënon golin e dytë për kombëtaren e tij. (VIDEO)

70′ Shpendi godet sërish, shtylla i mohon golin e sigurt. (VIDEO)

69′ Ismaili gjuan drejt portës së kundërshtarëve, portieri bën një tjetër pritje të mirë. (VIDEO)

67′ Shpendi godet drejt portës, portieri e ndal në momentin e fundit predhën e futbollistit. (VIDEO)

65′ Largohet nga fusha Qefalia, në fushë futet Behar Ismaili.

55′ Berisha gjuan drejt portës, portieri i thotë jo golit të tij të dytë. (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë!

45’+3′ Mbyllet pjesa e parë.

45’+1′ Shpendi gjuan nga distanca, portieri arrin të presë gjuajtjen e tij. (VIDEO)

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

44′ Berisha godet drejt portës por një mbrojtës malazez largon rrezikun. (VIDEO)

38’ Bajoviç ndërhyn ndaj Berishës dhe ndëshkohet me karton të verdhë. Ai merr të dytin të verdhë dhe largohet nga fusha me karton të kuq duke lënë skuadrën me 10 lojtarë. (VIDEO)

27′ GOOOL SHQIPËRIA 1-0/ Medon Berisha nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë. (VIDEO)

26′ Ka penallti për Shqipërinë. Gjelaj shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Shpendit dhe ndëshkohet me karton të verdhë. (VIDEO)

21′ Bajoviç shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Berishës dhe gjyqtari e ndëshkon me karton të verdhë.

18′ Toskoviç provon me një gjuajtje me kokë, por topi shkon mbi kuadrat.

15′ Nikaj hyn bukur në zonë dhe godet me të djathtën, por Iveziç e ndal dhe e çon në këndore. (VIDEO)

14′ Nikaj provon me një gjuajtje nga një kënd thuajse i pamundur dhe topi shkon në krahun tjetër të zonës. (VIDEO)

11′ Buxhelaj hedh një krosim në zonë dhe gjen Shpendin, goditja e së cilit me kokë shkon jashtë kuadratit. (VIDEO)

4′ Rexhepi godet nga distanca, por tentativa e tij ishte e lehtë dhe kontrollohet pa probleme nga Iveziç.

1′ Starton sfida në “Arena Egnatia”!

FORMACIONET ZYRTARE:

4564652PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"