VIDEO/ Barazimi i parë pa gola në Botërorin e Katarit, Danimarka dhe Tunizia ndajnë pikët në grupin D

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2022 | 15:59

VIDEO/ Barazimi i parë pa gola në Botërorin e Katarit, Danimarka dhe Tunizia ndajnë pikët në grupin D

Danimarka dhe Tunizia janë ndalur në një barazim, i dyti për këtë Botëror dhe i pari pa gola, pas 5 sfidave të luajtura.

danimark tunizi

Takimi i cili u zhvillua në stadiumin “Education City” ishte vërtet i luftuar, me të dyja skuadrat që provuan me shanset e tyre, por pa mundur të gjenin rrjetën.

Për Tunizinë mund të quhet një rezultat i mirë, pasi mund të shpresojë te një kualifikim i mundshëm. Nga ana tjetër, për Danimarkën ishte një hap fals, pasi nordikët vijnë me objektiva të mëdha këtë Botëror.

PËR RENDITJEN DHE KALENDARIN KLIKONI KËTU.

WhatsApp Image 2022-11-22 at 4.08.31 PM

FT | DANIMARKË 0-0 TUNIZI

KOMENTI LIVE –

90+7′ Mbyllet sfida.

90+3′ Lindstrom provon me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij ndalet në mënyrë fantastike nga Dahmen.

69′ Eriksen provon me një gjuajtje me të majtën, por tentativa e tij ndalet nga portieri Dahmen.

55′ Skov Olsen përfiton nga një top i mbetur në zonë dhe çon topin në rrjetë, por anësori e anulon për pozicion të parregullt.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+4′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Arbitri i katërt ka akorduar 4 minuta shtesë!

43′ E pabesueshme çfarë ka humbur Tunizia! Ekipi tunizian ka shpërdoruar golin e sigurt, teksa Jebali ka humbur rastin e golit në 5 metra me portën.

34′ Hojbjerg tenton nga distanca, por topi kontrollohet mjaft mirë nga portieri tunizian, Dahmen.

32′ “Ndizet” sfida, të dyja skuadrat po provojnë kundërsulmin për të gjetur golin e parë të ndeshjes.

23′ Tunizia shënon me Jebali, por arbitri anësor ngre flamurin lart për pozicion jashtë loje.

21′ Danimarka provon të rrezikojë me disa tentativa, por pa qenë e saktë përpara portës.

12′ “Shkëndija” e parë e takimit vjen nga tunizianët, teksa rrezikshëm provojnë duke krijuar iluzionin e golit, me Kristensen që ka devijuar topin duke e dërguar në goditje këndi.

10′ Deri tani një ndeshje e qetë, pa asnjë rast të rrezikshëm.

5′ Tunizia provon të befasojë, teksa loja është në këto minuta në kontrollin e tyre.

3′ Probleme për Andreas Kristensen, i cili ka marrë një goditje në kokë, por nuk ka asnjë problem serioz për të.

1′ Starton sfida! Topin e parë e shkelmon përfaqësuesja e Danimarkës.

FORMACIONET ZYRTARE –

for

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"