VIDEO/ Bajerni zhgënjen sërish, ndalet në transfertë dhe ia bën titullin formalitet Leverkusenit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 2, 2024 | 9:48

VIDEO/ Bajerni zhgënjen sërish, ndalet në transfertë dhe ia bën titullin formalitet Leverkusenit

Kampionët e Bajern Mynih çelën javën e 24 të Bundesligës me objektivin e qartë në transfertën e ndërlikuar të Fraiburgut, fitoren dhe mbajtjen gjallë të shpresave në kampionat. Trajneri Tomas Tuhel i besoi edhe njëherë Joshua Kimish në linjat e prapavijës, së bashku me “homologun” Rafael Guerreiro. Matis Til zëvendësoi të lënduarin Leroi Sane.

dsfdsffdsfsdfds

NDESHJA –Fraiburgu e nisi me vrull të frikshëm duelin kundër kampionëve të Gjermanisë, aty ku rezultatet e lëkundur në sfidat e fundit për bavarezët duket se i dhanë zemër vendasve. Në harkun e 20’, të besuarit e Kristian Straish tronditën 3 herë kuadratin e mbrojtur nga Manuel Nojer. Në fillim gardiani 37-vjeçari realizoi pritje heroi, më pas e ndihmoi shtylla kurse në minutën e 12’ kapiteni Gynter lëshoj goditje vrastare, zhbllokimi i shifrave. Ofensiva e Fraiburgut nuk u ndal me kaq, por mungesa e konkretizimit i mbajti në lojë rekordmenët.

Matis Til në petkun e “të padëshiruarit” në planet e Tuhel rreth formacionit bazë, la me “gishte në gojë” jo vetëm tifozët e Bajernit, por edhe “timonierin” e tij. Goditje fenomenale në të 35’, e cila u ndal vetëm në cepin e katërkëndëshit me autorë talentin francezë. Finalizimi në fjalë ndikoi pozitivisht tek të tijët, e përkthyer me ndryshimin e ritmit të lojës dhe qartësinë në dalje.

Paraqitja e Kimish u diktua nga gabimet e shumta, larg nivelit të prezantuar me Lajpcig. Me këtë tabo u mbyll pjesa e parë. Fragmenti i mbetur i lojës prezantojë Kejn me shokë më të ekuilibruar në menaxhimin e topit dhe dominancës në fushë. Inkuadrimi në fushë i Konard Laimer dhe Alfosnso Dejvis i shtojë forcën skuadrës.

Specifikisht “raketa” kanadeze i ndryshojë fytyrë prirjeve sulmues. Herri Kejn mbeti në hije përgjatë rasteve me pikatore. “Kostumin” e vendimtarit e veshi Xhamal Musiala në minutën e 75’, megjithatë energjitë e vendasve prodhuan golin e barazimit me Holer 87’, teksa erdhi si “thikë në zemër” rreth çështjes titull.

SHIH VIDEON

dfgdfffgdfgdfg

Përgatit: SAIMIR MBËRSI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"