VIDEO/ Atletiko befason Realin në “Santiago Bernabeu”, një gol në shtesë i heq fitoren kryesuesve të La Liga

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2024 | 0:00

VIDEO/ Atletiko befason Realin në “Santiago Bernabeu”, një gol në shtesë i heq fitoren kryesuesve të La Liga

Real Madrid nuk ia ka dalë të thellojë diferencën në kreun e La Liga pasi është ndalur në një barazim dramatik 1-1 në derbin ndaj Atletikos të luajtur sot në “Santiago Bernabeu”.

sdfsdfsdfsdfsfdsfd

Skuadra e drejtuar nga Karlo Ançeloti e nisi mirë ndeshjen ku në fakt krijoi më shumë lojë dhe raste. Goli i shpejtë i Brahim Diaz i dha qetësinë “los blancos” që të ishin më të qartë në lojën e tyre ofensive.

Por ata ishin me fat kur gjyqtari anuloi golin e barazimit të Saviç në fillimin e pjesës së dytë të takimit, si dhe e shpërdoruan shumë në këtë fraksion loje me dy raste të mira të Rodrigo e Brahim Diaz.

Kur dukej se gjithçka ishte e mbyllur, një devijim me kokë në zonë i Markos Jorente, solli barazimin në shtesën e sfidës, duke i hequr tre pikët nga duart Realit, si dhe mundësinë për t’u shkëputur më tej në kreun e renditjes.

REAL MADRID-ATLETIKO MADRID 1-1
20′ Brahim Diaz 
/ 90’+3′ Jorente

dfgggfgdggd

NGJARJET KRYESORE

90’+4’ Mbyllet ndeshja me barazimin 1-1.

90’+3’ GOOOL ATLETIKO MADRID! Një harkim në zonë gjen Jorente i cili me kokë barazon shifrat (VIDEO)

78’ Korrea nga e djathta jep një pasim perfekt për Grizman i cili tenton të shënojë me finte, por gjen përgjigjen e Lunin. (VIDEO)

70’ Aksion spektakolar i Brahim Diaz i cili kalon Hermoso e më pas edhe Vitsel, por gjuajtja e tij me te majtën në shtyllën e dytë përfundon jashtë. (VIDEO)

66’ Sulm i shpejtë i Realit në epërsi numerike me Rodrigo i cili gjuan në portë nga e djathta, por gjen përgjigjen e Oblak. (VIDEO)

60’ Bellingam rrëzohet në zonë pas një kontakti me Saviç. Skuadra e Realit kërkon penallti, me Ançelotin i cili bën shenjë që pamjet të shihen me VAR, por kryesori sinjalizon për vijimin e lojës. (VIDEO)

48’ Pas një goditje nga këndi të Grizman, Saviç me kokë gjen golin e barazimit. Skuadra e Simeones feston, por më pas gjyqtari bën shenjë që goli duhet anuluar pasi Saul ishte në pozicion jashtë loje dhe bllokonte Lunin. (VIDEO)

46’ Pjesa e dytë nis me Molina në vend të Rikelmë në radhët e Atletikos.

45’+2’ Mbyllet me avantazhin 1-0 të Realit pjesa e parë e ndeshjes.

37’ Një harkim nga e djathta gjen në zonë Saul, por gjuajtja e tij me kokë përfundon jashtë katërkëndorit. (VIDEO)

23’ Mundësi e shkëlqyer e Atletikos për të barazuar me një goditje me kokë të Vitsel, Lunin devijon sferën jashtë. (VIDEO)

20’ GOOOL REAL MADRID! Vjen goli i avantazhit i Realit pas një aksioni ku topi mbetet në zonë për Brahim Diaz i cili tregohet i shkathët që të shtyjë sferën në rrjetë. (VIDEO)

8’ Morata lëshon një diagonale nga e djathta, Lunin reagon mirë duke grushtuar topin. (VIDEO)

4’ Brahim Diaz jep sinjalin e parë, Oblak përgjigjet në pozicion. (VIDEO)

1’ Nis ndeshja në “Santiago Bernabeu”

FORMACIONET ZYRTARE:  

sdfsdfsdfsdfsdfsfdsdffsd

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"