VIDEO/ Anglia dhe Irani e kthejnë në ndeshje tenisi, “tre luanët” triumfojnë pas 8 golave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2022 | 23:57

VIDEO/ Anglia dhe Irani e kthejnë në ndeshje tenisi, “tre luanët” triumfojnë pas 8 golave

Anglia ka siguruar një fitore tenistike me shifrat 6-2 ndaj Iranit në ndeshjen e saj të parë në këtë edicion në Kupën e Botës, duke dhënë një mesazh të qartë për pretendimet që ka.

sadsadsadsadsad

Ekipi i drejtuar nga Garet Sauthgejt dominoi sfidën që në minutat e parë të saj, duke zhvilluar një lojë sulmuese përballë iranianëve të cilët pasi humbën portierin e tyre titullar për dëmtim, u shfaqën më të brishtë në prapavijë. Kjo bëri që Bellingem, Saka dhe Sterling të gjenin tre herë rrugën e rrjetës në pjesën e parë duke vënë në kasafortë fitoren.

Megjithatë, sulmet nuk munguan në fraksionin e dytë të lojës ku golat erdhën me breshëri. Përsëri Saka, Rashford dhe Grilish çuan në 6 shifrat për anglezët ndërsa Taremi me një dygolësh për Iranin ishte ai që bëri më pak të hidhur humbjen e sotme.

ANGLI 6-2 IRAN
Belingam 35′, Saka 44′, 62′, Stërling 45′, Rashford 71′, Grilish 90′ / Taremi 64′, (p) 90’+13′ 

WhatsApp Image 2022-11-21 at 4.21.35 PM

KOMENTI LIVE –

90’+14’ Mbyllet ndeshja me fitoren 6-2 të Anglisë.

90’+13’ GOOOL IRANI, 6-2! Shënon Taremi nga pika e bardhë e penalltisë.

90’+9’- 90’+10’ Penallti për Iranin, pasi Stouns ndal në mënyrë të parregullt një kundërshtar. Gjyqtari sinjalizohet nga VAR dhe ai më pas bën shenjë nga pika e bardhë.

90′ Jepen 10 minuta shtesë.

90’+8’ Kundërsulm  i shpejtë i Azmun i cili shfaqet para Pikford dhe gjuan, por traversa i mohon golin.

90’ GOOOL ANGLIA, 6-1! Të pamëshirshëm anglezët të cilët me një kundërsulm të shpejtë gjejnë edhe golin e rezultatit 6-1 me Grilish i cili finalizon një kundërzbritje të Uillson.

83’ Rashford shpërthen përsëri në krahun e djathtë dhe krijon panik në prapavijë ne Iranit, por në fund gjuajtja e tij bllokohet nga mbrojtësit.

76’ Taremi mundohet të kundërpërgjigjet përsëri me një aksion në krahun e djathtë e një gjuajtje të fortë, por sfera nuk gjen katërkëndorin.

71’ GOOOL ANGLIA, 5-1! Rashford, i futur në fushën e lojës vetëm pak sekonda më parë, shpërthen në krahun e djathtë dhe pasi shmang një mbrojtës dërgon topin në rrjetë.

68’ Meguajër është në tokë dhe nuk mund të vazhdojë më, Sauthgejt i beson Dajer në minuta në vijim të sfidës.

64’ GOOOL IRANI, 4-1! Më në fund godasin edhe iranianët, me anë të Taremi i cili shfrytëzon një korridor mes mbrojtësve anglezë për të çuar sferën në rrjetë më një gjuajtje të fortë.

62’ GOOOL Anglia, 4-0! Saka merr topin në mesfushë dhe shmang tre lojtarë para se të dërgojë topin në rrjetë me një diagonale të saktë.

53’ Bellingam nga e djathta mundohet të pasojë në zonë por sheh topin të devijohet në këndore.

48’ Pjesa e dytë e takimit ofron të njëjtën tablo me Anglinë në sulm dhe Iranin e kthyer mbrapa që në start.

46′ Nis pejsa e dytë e duelit me tre zëvendësime në radhët e iranianëve, por me Sauthgejt i cili nuk lëviz nga formacioni që ka përzgjedhur që në start.

PËRFUNDON PJESA E PARË!

45′ Arbitri i katërt ka akorduar 14 minuta shtesë, për shkak të dëmtimit që pësoi portieri i Iranit, Beirevand.

45′ GOOOL ANGLIA 3-0! Ishullorët nuk dinë të ndalen, Rahim Stërling realizon golin e tretë pas një aksioni perfekt kundësulmi.

44′ GOOOL ANGLIA 2-0! “Tre Luanët” shënojnë të dytin me Bukajo Saka, pas një krosimi nga goditja e këndit me Meguajër që bën spondin dhe Saka realizon një supergol duke çuar peshë tifozerinë angleze.

35′ GOOOL ANGLIA 1-0! Zhbllokohet sfida, Xhud Belingam kalon në avantazh ishullorët pas një pasimi perfekt të Luk Shout dhe Belingam shënon bukur me kokë duke shtangur portierin iranian.

32′ Përsëri Anglia me Herri Meguajërin, i cili pas një goditje këndi “tund” traversën e portës iraniane.

30′ Ishullorët pranë golit me, Meizon Maunt, i cili pas disa kombinimeve të bukura me shokët e skuadrës nuk mundi dot të shënonte golin e avantazhit.

17′ Pasi luajti pak minuta, portieri ka kërkuar zëvendësim, teksa në fushë futet portieri i dytë, Hoseini.

14′ Gjendja e portierit të Iranit, Beirevand është optimale dhe do të vazhdojë lojën.

11′ Loja është ndërprerë prej disa çastesh për shkak të një përplasje mes dy shokëve të skuadrës, me portierin e Iranit që nuk ia del dot për shkak dëmtimi dhe kërkohet zëvendësimi.

8′ Meguajër përsëri protagonist, teksa kësaj here duke mos shënuar dot duke tentuar portën, por topi prek vetëm rrjetën e jashtme.

4′ Ndeshja nis me emocione, teksa ishullorët kërkojnë penallti pasi Meguajër është penguar në zonë nga kundërshtari.

3′ Anglia e nis në sulm me këta të fundit që kanë marrë goditjen e parë nga këndi.

1 Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE –

ANGLI –

ang

IRAN –

ir

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"