Veprimi që nuk e priste askush, Miley Cyrus kopjon Emiliano Martinez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 3, 2023 | 14:01

Veprimi që nuk e priste askush, Miley Cyrus kopjon Emiliano Martinez

Këngëtarja amerikane Miley Cyrus është një personazh shumë kontrovers me sjelljet e saj. Por pakkush priste që për të festuar Vitin e Ri ajo të transformohej në… Emiliano Martinez.

myley

Gjesti i portierit të Argjentinës pas fitores së “Dorashkës së Artë” në Botërorin 2022, duke e vendosur atë para tij në organin gjenital, ka shkaktuar shumë polemika në të gjithë botën. Kanë qenë të shumtë ata që kanë kritikuar portierin argjentinas për këtë mungesë respekti ndaj një çmimi që shumë portierë në të gjithë botën ëndërronin ta fitonin.

Por ndërsa ajo pamje u kthye në një ‘meme’ në rrjetet sociale, pakkush priste që atë gjest ta kopjonte edhe këngëtarja amerikane Miley Cyrus. Kjo e fundit, në urimin e saj në rrjetet sociale për Vitin e Ri, ka vendosur një foto me një gjest të ngjashëm me atë të Emiliano Martinez, por duke vendosur përpara një buqetë me lule, për çudinë e të gjithë ndjekësve të saj.

kjhkjhjk

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"