Vendi i dytë bëhet “fiksim”, mesfushori i Tomorit : Ia dalim me tifozët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2021 | 15:35

Vendi i dytë bëhet “fiksim”, mesfushori i Tomorit : Ia dalim me tifozët

Në Berat “fiksohen” pas vendit të dytë. Këtë fundjavë presin Erzenin dhe llogaritë po bëjnë me fitore dhe rokadë pozicionesh. Në një kohë që ekipi po vazhdon përgatitjet për ndeshjen e së dielës, të njëjtën gjë po bëjnë edhe tifozët.

topi-kategoria-e-pare

 

 

 

Po organizohen për këtë 90-minutësh dhe parashikohet që të tejmbushin stadiumin. Brunild Pepa beson se me lojtarin e 12-të në krah, festa do të jetë e gjitha për Tomorin. Sulmuesi më i mirë i beratasve dhe njëherësh kampionatit, gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport” tregon edhe rrugën që mund t’i çojë drejt suksesit.

“Kemi zhvilluar vetëm seancën e parë të kësaj jave, ndaj është ende herët të flasim për vlerësimin apo objektivat për javën e 9-të. Për mua dhe të gjithë shokët e mi, kjo do të jetë një ndeshje radhe, kështu që nuk kemi asnjë mbivlerësim për kundërshtarin tonë.

“Ne do të shfrytëzojmë çdo ditë që kemi në dispozicion, që të dielën të shfaqim cilësitë tona më të mira. Luajmë në shtëpi dhe përballë publikut tonë, ndaj përgjegjësia shtohet. Ne kemi një lidhje shumë të fortë me tifozët dhe kjo dihet, ndaj prezenca e tyre na shton motivimin. Një mbështetje masive këtë të diel do të shndërrohet në çelësin e suksesit tonë përballë Erzenit”.

Shfrytëzoj rastin që t’u bëj thirrje gjithë tifozëve të Tomorit që të ndezin atmosferën në funksion të fitores”, përfundoi lushnjari, autor i 6 golave në 8 ndeshje.

EDI SPAHIU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"