Veleçiku e vlerëson si finale ndeshjen me Tërbunin, Mezini kundërpërgjigjet: Luajmë për fanellën dhe tifozët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2020 | 12:17

Veleçiku e vlerëson si finale ndeshjen me Tërbunin, Mezini kundërpërgjigjet: Luajmë për fanellën dhe tifozët

Ka 10 ditë që është ulur në stolin e Veleçikut dhe sot kërkon fitoren përballë Tërbunit. Trajneri Ardit Rrustemaj, për ndeshjen që luhet sot në “Reshit Rusi”, shprehet mjaft optimist: “Besoj se do ta mundim Tërbunin, një ekip fqinj dhe mjaft i fortë që e tregoi veten me lojën luftarake dhe barazimin që mori ndaj Dinamos.Beselidhja-Veleciku

Këto ditë që kam pasur në dispozicion, duke shfrytëzuar edhe pushimin e fundjavës që shkoi, kemi punuar shumë, duke e vlerësuar si një finale. Tashmë edhe stafi është i plotë me Ardjan Dokën, Adi Hysën dhe Selman Legatën. Jemi betuar për fitore ndaj Tërbunit, megjithëse nuk janë rikuperuar të gjithë lojtarët”.

Tërbuni mbylli dje përgatitjet për ndeshjen me Veleçikun, që luhet në një fushë me tapet sintetik. Në kampin pukjan, pas pikës së marrë në fushën e Dinamos, një rivali direkt, ka besim për rezultat pozitiv edhe në “Reshit Rusi”. “Me Dinamon luajtëm shumë mirë, por morëm vetëm 1 pikë. Përpara kemi ndeshjen me Veleçikun, që duhet kaluar me sukses. Çdo lojtar që vesh fanellën e Tërbunit, duhet ta vlerësojë maksimalisht.terbuni dinamo

Në ekip kemi lojtarë që e njohin mirë Veleçikun dhe besoj se do të marrim rezultat pozitiv. Nuk duam që të përsëritet ajo ndodhi para dy sezonesh. Na vjen keq për tifozët që nuk kanë mundësi të na ndjekin nga afër dhe uroj të fitojmë edhe për ta”, u shpreh Mezini.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"