“Vazhdojmë ende me sëmundjen e vjetër”, Kalari: Askush nuk e ka idenë për trajnerin e ri….

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 22, 2019 | 18:10

“Vazhdojmë ende me sëmundjen e vjetër”, Kalari: Askush nuk e ka idenë për trajnerin e ri….

Renaldo Kalari, trajneri i përkohshëm i Partizanit, ka folur pas fitores së skuadrës së tij ndaj Vllaznisë përmikrofonin e “Supesrport”. Ai u shpreh se është i kënaqur me skuadrën e tij dhe fitoren që u arrit me golin e Bitrit.

bandicam 2019-12-22 18-06-43-602

Fitore ndaj Vllaznisë? “Normalisht ishte një fitore e vështirë, por këto fitore të shijojnë më shumë. E rëndësishme ishte të luanim të gjithë bashkë dhe të jepnim maksimumin. Vazhdojmë me sëmundjen e vjetër që humbasim shumë raste dhe më vjen keq për këtë”.

Forcë karakteri? “Është një fitore që vjen me forcë karakteri dhe duhet ta tregonim sot këtë gjë. Sakrifikuam dhe dhamë shpirtin në fushë. Edhe kur ke mungesa, lojtarët që futen nuk ndryshojnë shumë. Kjo është forca e skuadrës që ka objektiva madhorë, si titulli”.

Zëvendësimet dhe ekuilibrat? “Kur synon fitore, do rrezikosh më shumë. Do shtosh një forcë më shumë në sulm, do heqësh një forcë në mbrojtje. Normalisht patëm disa rreziqe, por më pas shënuam dhe vendosëm ekuilibrat”.

Kush duhet të jetë trajneri i Partizanit? “Asnjë nga ne nuk e ka idenë se kush do jetë trajneri i Partizanit. Këtë e di vetëm presidenti dhe drejtori. Te Partizani e rëndësishme është që të vij një trajner që e njeh ambientin dhe kampionatin dhe të hyj direkt në ritmin e kësaj skuadre dhe të vijojë rrugën që ka klubi ynë për t’u shpallur kampion”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"