“Varfanjaku” i Serisë A, njihuni me rrogën qesharake të Gatuzos te Milani

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Shkurt 13, 2018 | 16:56

“Varfanjaku” i Serisë A, njihuni me rrogën qesharake të Gatuzos te Milani

Xhenaro Gatuzo ka vetëm disa muaj që drejton ekipin e parë të Milanit. Më parë, ish-mesfushori drejtonte ekipin e të rinjve të “Djallit”. Por, megjithëse Gatuzo është graduar si trajneri i ekipit të parë, rroga e tij ka ngelur e njëjte si te ekipi i të rinjve. Lajmin e bën…

Xhenaro Gatuzo ka vetëm disa muaj që drejton ekipin e parë të Milanit. Më parë, ish-mesfushori drejtonte ekipin e të rinjve të “Djallit”.

Gatuzo

Por, megjithëse Gatuzo është graduar si trajneri i ekipit të parë, rroga e tij ka ngelur e njëjte si te ekipi i të rinjve. Lajmin e bën të ditur gazeta e përditshme italiane “La Gazzetta dello Sport” që aludon se rroga e trajnerit nuk ka ndryshuar, dhe italiani paguhet sipas kontratës të vjetër që kishin nënshkruar që kur mori drejtimin e të rinjve.

Gatuzo

Gatuzo paguhet 120 mijë euro në sezon te Milani, që i bie vetëm 10 mijë euro në muaj. Shifër kjo qesharake për një trajner të Serisë A, dhe për më tepër një trajner që drejton Milanin.

Tekniku më i paguar në Seria A është ai i Juventusit, Maks Alegri, që paguhet 7 milion euro në sezon.






0 Komente Shfaq Komente Fshih komente

Shkruaj nje koment

www.minuta90.com