Uzuni-Gjimshiti-Balliu, “mbretërit” e minutave në fushën e lojës në 5 vitet e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2024 | 22:55

Uzuni-Gjimshiti-Balliu, “mbretërit” e minutave në fushën e lojës në 5 vitet e fundit

Padyshim që rendimenti i një lojtari është elementi kryesor që një klub, trajner, drejtor shikon përpara se të bëjë një investim, t’i besojë në fushë apo t’i rinovojë kontratën. Prej disa vitesh, futbollistët e Kombëtares luajnë në nivel të lartë në përgjithësi, por cili ka qenë ai lojtar që ka luajtur më shumë në 5 sezonet e fundit, plus sezonin aktual.

myrto uzuni

“Panorama Sport” ka bërë një vëzhgim statistikor në lidhje me këtë element dhe rezulton se duke nisur nga sezoni 2018-2019, Myrto Uzuni është lojtari që ka luajtur më shumë nga të gjithë. Sulmuesi që ka ndryshuar katër kampionate: Shqipëri-Kroaci-Hungari-Spanjë, ka luajtur 218 ndeshje, me një total prej 17 mijë minutash. Mesatarja e sulmuesit është 78 minuta për çdo ndeshje.

ddfssdfsdfsdfsdff (1)

Pas tij, gjithmonë duke iu referuar lojtarëve të ekipit kombëtar, por pa përfshirë minutat me përfaqësuesen, i dyti renditet Berat Gjimshiti, me 209 ndeshje, të gjitha me Atalantën dhe gjithsej 16 488 minuta.

Podiumin e kompleton Ivan Balliu, i cili në pesë sezonet e fundit ka luajtur 193 ndeshje me një total prej 16 063 minutash.

Poshtë tij vijnë Ylber Ramadani dhe Taulant Seferi, e më tej Sokol Cikalleshi, Nedim Bajrami dhe Thomas Strakosha. Me më pak minuta në 5 sezonet e fundit është Amir Abrashi, që ka kaluar jo pak dëmtime.

sdfsdfsdfsdffssfdsfdsdffsd (1)

MINUTA PËR NDESHJE – Në raportin e minutave për ndeshje, mesatarja më e lartë rezulton e Ivan Balliut, me mbrojtësin e djathtë që ka luajtur 83.2 minuta për ndeshje, ndërkohë pas tij vjen Gjimshiti me 78.8 minuta për ndeshje dhe pastaj Myrto Uzuni me një mesatare që shkon 78.02.

KRISTI SEJATLLARI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"