“Unë dhe Milani nuk jemi për Europa Ligë”, flet Ibra: Nuk e di kush është Rangnik, ja çfarë i thashë Gazidhisit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2020 | 10:25

“Unë dhe Milani nuk jemi për Europa Ligë”, flet Ibra: Nuk e di kush është Rangnik, ja çfarë i thashë Gazidhisit

E ardhmja e Zlatan Ibrahimoviç te Milani nuk është e sigurt, teksa këtë e ka komunikuar vetë suedezi në një intervistë të dhënë së fundmi.

ibrahimovic-gazidis

Për “La Gazzetta dello Sport”, 38-vjeçari është shprehur se ai dhe Milani nuk janë për të luajtur në Europas Ligë, teksa ka shtuar se nëse situata në klubin kuqezi vazhdon kështu atëherë ai me shumë mundësi nuk do të jetë pjesë e ekipit sezonin tjetër.

“Ibra luan për të fituar diçka ose në të kundërt ai qëndron në shtëpi. Ata më thanë që futbolli në Amerikë ishte shumë i lehtë, kështu që u ktheva në Milano. Unë jam këtu thjesht për pasion, sepse në thelb po luaj falas. Pastaj kjo situatë COVID ndaloi gjithçka dhe mendova, mbase ka diçka që përpiqet të më thotë që duhet të pensionohem.

Për fat të mirë, ne u kthyem në fushë. Unë pësova një dëmtim, por pas dy ditësh isha gati të kthehesha në ekip. Ibra është i tillë. Por ata më thanë ta merrja ngadalë.

Ibra ka lindur për të luajtur futboll dhe është akoma mirë për të luajtur futboll. Do të shohim se si do ndihem brenda dy muajve. Do të shohim gjithashtu se çfarë po ndodh me klubin. Nëse kjo është situata, për të qenë e sinqertë, nuk ka gjasa të më shihni në Milano sezonin e ardhshëm.ibra

Ibra nuk është një lojtar për Europa Ligë dhe Milani nuk është një klub që i përket Europa Ligës. Unë fola me Gazidhisin për veten dhe për ekipin. Më duhej të kisha disa shpjegime për të ardhmen, si të miat ashtu edhe të Milanin. Unë thashë që nuk është Milani i madh që kam përjetuar dikur, kjo është e vërtetë, por ne duhet të bëjmë më të mirën që mundemi edhe në këtë situatë. Deri në fund.

Ibra është këtu, Ibra kujdeset për gjithçka. Nuk e di nëse do të ketë një klub tjetër pas Milanit, kurrë nuk më pëlqen të mbyll dyert e mundësive.

Unë do të shkoj vetëm diku, ku të kemi gjithçka nën kontroll, jo aty ku fjalët nuk vlejnë asgjë. Ende kam shumë pasion për atë që bëj. Kush është Rangnik? Unë as nuk ia kam idenë kush është ky.”, u shpreh Ibrahimoviç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"