U transferua në Estoni, ish-mesfushori i Kamzës shënon në Kupë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2018 | 19:35

U transferua në Estoni, ish-mesfushori i Kamzës shënon në Kupë

I transferuar këtë verë në Estoni, tek ekipi i Narvës, ish-mesfushori i Kamzës, Arbër Basha, ka gjetur golin e parë, teksa në 1/16-at e Kupës së Estonisë, ka shënuar në minutën e 59-të.

arber basha narva

Ndeshja ka përfunduar me rezultatin 0-7, ndërsa Basha ka shënuar golin e pestë për ekipin e tij. 20-vjeçari, i cili gjysmën e dytë të sezonit të kaluar ishte pjesë e Kamzës, ka nisur një aventurë të re në Estoni, vend ku besohet më shumë tek elementet e rinj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"