U shpallën kampion dimri, Shpëtim Duro: Struga ka rival Shkupin dhe Shkëndijën, por jemi favoritët kryesor për titullin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2023 | 15:45

U shpallën kampion dimri, Shpëtim Duro: Struga ka rival Shkupin dhe Shkëndijën, por jemi favoritët kryesor për titullin

Futbolli në Maqedoninë e Veriut ka marrë pushimet dimërore, pasi dje është mbyllur gjysma e parë e sezonit. Kampionët në fuqi, Struga Trim Lum, e drejtuar nga trajneri Shpëtim Duro e mbylli gjysmësezonin  në vend të parë në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut. Në javën e fundit Struga  mund në kohën shtesë Bregallnicën duke lënë pas Shkupin dhe Shkëndijën në garën për titull kampion.

duro

Trajneri Shpëtim Duro pas suksesit të fundit, që e konfirmoi Strugën si kampion dimri, u shpreh: “Nuk më vjen mirë që fituam në fund të takimit, pasi ishte një ndeshje të cilët duhet ta zgjidhnim shumë më  shpejtë me rastet e shumta dhe të pastra që krijuam. Megjithatë edhe këto janë fitore të bukura”.

Struga duket ën rrugën e duhur për të mbrojtur titullin sërish, ku betëjn kryesore e ka me dy klubet e tjera shqiptare të Maqedonisë së Veriut, Shkupi dhe Shkëndija e Tetovës. Gjithsesi, trajneri Duro pohoi  se skuadra e tij është favorit kryesor në këtë garë.

“Do jetë një rivalitet i fortë mes Strugës, Shkupit dhe Shkëndijës. Mirëpo, në mënyrë absolute mund të them se neve jemi favoritët kryesor. Jemi përsëri kampion dimri, edhe përkundër ngarkesës së madhe që kemi patur, duke i referuar ndeshjeve të shumta që kemi pasur në Europë, si dhe kalendarit shumë të ngjeshur.  Rivalët tonë nuk e shfrytëzuan këtë moment, ashtu që në fund mendoj se me plotë meritë jemi në vendin e parë”,  u shpreh trajneri Shpëtim Duro.

MAQED

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"