U largua nga Kukësi, Edi Basha surprizon me të ardhmen 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2023 | 18:15

U largua nga Kukësi, Edi Basha surprizon me të ardhmen 

Ish-sulmuesi i Kukësit, Edi Basha, do të vijojë karrierën në elitën e futbollit kosovar. 30-vjeçari kroat mësohet se ka arritur akordin me Gjilanin dhe do të bashkohet me skuadrën kosovare, që ka nisur një cikël të ri, pas emërimit të presidencës së re.  

basha

Në stolin e Gjilanit pritet të ulet trajneri vlonjat Gentian Mezani. Në dy sezonet me Kukësin, Basha, luajti në 74 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës, duke shënuar dhe 14 gola si dhe regjistroi 5 asiste.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"