U kthye me vonesë në Torino, Juventusi e nxjerr në treg mesfushorin. 3 klube të interesuara

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2020 | 21:34

U kthye me vonesë në Torino, Juventusi e nxjerr në treg mesfushorin. 3 klube të interesuara

Juventusi dëshiron të largojë mesfushorin e tij Adrien Rabio.
rabiott
Mediat franceze raportojnë se drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” kanë nxjerrë në shitje 25-vjeçari,i  cili ka zhgënjyer drejtuesit me paraqitjet. Madje, humbja në Ligën e Kampioneve me rezultatin 1-0 në fushën e Lionit konsiderohet si krisja përfundimtare mes palëve.

Rikthimi i lojtarit me vonë në Itali ka lënë disi të pakënaqur drejtuesit e Juves, të cilët kanë vendosur t’i tregojnë derën Rabiosë.

Deri tani 3 klube janë shprehur të interesuara për futbollistin. Barcelona, Çelsi dhe Mançester Junajtid kanë ofruar secili nga një lojtar për të marrë në këmbim Rabionë: Zhorginjo (Çelsi), Pogba (Mançester Junajtid) dhe Artur Melo (Barcelona).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"