“U kemi mësuar shqip futbollistëve të Empolit”, rrëfimi special i Ismajlit: Europiani? Prisni befasi ndaj Italisë! Ju tregoj përparasitë e Kombëtares 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2024 | 23:53

“U kemi mësuar shqip futbollistëve të Empolit”, rrëfimi special i Ismajlit: Europiani? Prisni befasi ndaj Italisë! Ju tregoj përparasitë e Kombëtares 

Ardian Ismajli është njëri nga futbollistët shqiptar me në forme të momentit. Mbrojtësi i Kombëtares zhvilloi një paraqitje mbreslënëse edhe ditën e sotme ndaj Juventusit, duke qenë i pakalueshëm në radhët e Empolit.  

Ismajli Empoli

“Me punë të madhe kam arritur deri këtu dhe do te vazhdoj kështu. Dua ta ndihmoj ekipin drejt objektivave që i kemi në këtë sezon, të qëndrojmë në Serie A”, ka thënë Ismajli në një intervistë të dhënë për emisionin “SportON” në “Urban FM”.  

ismajliiiii

Ndër të tjera, mbrojtësi shqiptar ka folur edhe për atmosferën te klubi i Empolit, si dhe për raportet me futbollistët e tjerë shqiptarë që janë pjesë e klubit të Serisë A. 

“Prej ditës së parë kur kam shkuar tek Empoli kam gjet bashkëlojtarë shqiptar , fillimisht ka qenë Nedim Bajrami, Kristijan Asllani pastaj Samir Ujkani pastaj arriti edhe Etriti edhe Shpendi kur ke bashkombas shqiptarë nderlidhen gjërt edhe e kam pasur shumë ma lehtë edhe komunikimi por edhe stervitjen. Disa prej shokëve të ekipit të Empoli iu kemi mësuar shqip”, u shpreh Ismajli. 

27-vjeçari foli edhe për kundërshtarët e Shqipërisë në Europian, duke deklaruar:  

“Do të shkojmë dhe të japim maksimumin. Me përkrahjen e shikuesve që në Gjermani do te jetë sikurse në France mbase edhe më shumë sepse e dimë që ka shumë shqiptarë atje e di se i gjithë stadiumi do të jetë kuq e zi në 3 ndeshjet.  

Kroacia nuk e ka gjeneratën qe e ka pasur dhe ka lojtarë të rinj dhe nuk i ka ata yjet qe i ka pas.  

Po ashtu edhe te Italia ka ndryshime. Mund te them se Spanja është më favorite për shkak të lojës sidomos me mbajtjen e topit. Kemi përparësi që luajmë ndeshjen e parë me Italinë.  

10 prej lojtarëve tonë luajnë në Itali dhe kjo na jep një përparësi pasi e njohim sistemin e tyre, po ashtu edhe trajneri ynë e njeh mjaft mire ligën pasi ka punuar atje kështu që nuk mund te përjashtohet një befasi. Po besoj shume se do t’i bëjmë krenar shqiptaret.

Dihet se gjithë sulmuesit në Itali janë të fortë, por mund të them se Lukaku është shumë i vështirë për t’u markur, pasi është një futbollist shumë fizik. Pastaj vijnë të tjerët”, deklaroi Ismajli.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"