U infektuan në Ibiza, zbulohen cilët janë dy yjet e PSG-së me COVID-19

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2020 | 12:16

U infektuan në Ibiza, zbulohen cilët janë dy yjet e PSG-së me COVID-19

Angel Di Maria dhe Leandro Paredes mund të jenë dy futbollistët e infektuar me koronavirus. Mediat franceze bëjnë me dije se dy lojtarët e nënkampionëve të Europës, të cilët u raportuan se ishin infektuar me koronavirus janë dy argjentinasit Di Maria dhe Paredes.

32612704-0-image-a-12_1598899544966
Sipas “RMC Sport”, të dy lojtarët janë infektuar në Ibiza të Spanjës gjatë pushimeve pas humbjes së trofeut të Ligës së Kampioneve kundër Bajern Mynihut.

Dy futbollistët humbasin ndeshjen e parë të kampionatit kundër Lensit në 10 shtator, pasi duhet të izolohen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"