U bë e kryer që ka firmosur për 200 milionë euro në sezon, Ronaldo thyhen heshtjen: Ja e vërteta me klubin nga Arabia Saudite

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2022 | 14:37

U bë e kryer që ka firmosur për 200 milionë euro në sezon, Ronaldo thyhen heshtjen: Ja e vërteta me klubin nga Arabia Saudite

Kristiano Ronaldo ka thyer heshtjen sa i përket të ardhmes së tij.

RONALDO

5 herë fituesi i “Topit të Artë” ka folur për mikrofonat e “MaisFutebol”, pas suksesit të Portugalisë me rezultatin 6-1 ndaj Zvicrës mbrëmjen e djeshme.

Ylli i luzitanëve ka përgënjeshtruar çdo lajm se ka arritur ose ka firmosur me klubin nga Arabia Saudite, Al-Nassr për 200 milionë euro në sezon:

“Jo, nuk kam firmosur. Nuk është e vërtetë si lajm.”, tha 37-vjeçari, i cili pas dy muajsh do të mbushë 38-vjeç.

Kristiano Ronaldo prej kohësh ka shprehur dëshirën që të luajë sërish për një klub europian që vijon ende rrugëtimin në Champions, për të treguar vlerat e tij edhe pse 37 vjeç.

Aktualisht, Ronaldo është i angazhuar me Portugalinë e tij në Botërorin e Katarit, teksa në çerekfinale do të ketë përballë surprizën e këtij edicioni, Marokun, të shtunën e 10 dhjetorit në orën 16:00.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"