U-17: Shkëndija e Tiranës ngec në Laç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2014 | 12:12

U-17: Shkëndija e Tiranës ngec në Laç

Kurbinasit përmbysin ekipin kryesues
LAÇI – SHKËNDIJA E TIRANËS 2-1
GOLAT: Jushi 30′, Baboçi 52′ (11-m)/ Goleci 18′
LAÇI: Haxhiu, Lika, Yzeiraj, Bushpepa, Mërdhoqi, Doçi, Jushi, Balozi, Kashnjeti, Stojani, Baboçi. (U aktivizuan: Përgjoka, Bardhi). Trajner: N.Tarazhi
SHKËNDIJA E TIRANËS: Mentori, Moqi, Domgjonaj, Kastrati, Ropi, Kaçupaj, A.Haruni, Koka, Goleci, Osmanollaj, Mici. (U aktivizuan: M.Haruni, Tota, Noka, Jahja, Gjeçi). Trajner: K.Sterjo
GJYQTARË: B.Grepi, S.Guzja, A.Vila (Durrës)
KARTONË TË VERDHË: Moqi (2), Naçupaj
KARTON I KUQ: Moqi

Shkëndija e Tiranës është mposhtur në Laç, duke bërë kështu një hap fals dhe vështirësuar synimet që ka për t’u shpallur kampion. Kurbinasit e vegjël kanë arritur të mundin kryesuesit e kampionatit në një ndeshje mjaft të fortë, ku e merituan fitoren. Edhe pse të gjendur në disavantazh vetëm pas 18 minutash lojë, laçianët përmbysën gjithçka. Fillimisht Shkëndija kaloi në avantazh me anë të Golecit, por ekipi i drejtuar nga Ndue Tarazhi ka treguar forcë karakteri, duke barazuar që në pjesën e parë me anë të Jushit. Ky i fundit, me një goditje nga rreth 40 metra, shtang portierin mik. Golin e fitores e shënon Baboçi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën 52-të. Miqtë nuk u pajtuan me rezultatin, por prapë nuk arritën të barazonin. Nga ana tjetër, bardhezinjtë i janë afruar sërish golit me Likën e Kashnjetin, por megjithatë ndeshja u mbyll 2-1. Pas 18 javëve kampionat, kurbinasit ngjiten në vendin e tetë me 26 pikë.
Vladimir Prenga

Barazim dhe tension
FLAMURTARI – VLLAZNIA 1-1
GOLAT: Shehu 40’/ Blinishta 53′
FLAMURTARI: Sali, Çelo, Myslymi, Shehu, Shkurti, Dule, Bocaj, Beqaj, Sino, Zotaj, Muça. (U aktivizuan: Lazaj, Sadushi, Tushi). Trajner: G.Mezani
VLLAZNIA: Vjerlla, Premçi, Kukaj, Fangaj, Pema, Rajçeviç, Bala, Pusi, Kola, Blinishta, Hebaj. (U aktivizuan: Hoxha, Bruçi, Hoti, Kaçubela). Trajner: A.Hasani
GJYQTARË: E.Ruçi, E.Hasanaj, M.Trokaj (Fier)
KARTONË TË KUQ: Hoti 60′, Rajçeviç 79′

Flamurtari dhe Vllaznia kanë ndarë nga një pikë në ndeshjen e djeshme në Vlorë. Ka qenë një lojë e tensionuar dhe me kontestime të mëdha kundër treshes së arbitrave. Gjyqtari Ruçi nxori dy lojtarë miq me karton të kuq për protesta. Në minutën e 40-të Shehu shënon një gol spektakolar, por gjithsesi në fillimin e pjesës së dytë Blinishta barazon dhe gjithçka mbyllet 1-1.
Altin Pavllo

Rikthehet Partizani
PARTIZANI – ELBASANI 3-1
GOLAT: Lika 22′, Vllacaj 48′, Bregu 74’/ Peqini 67′
PARTIZANI: Selmani, Hasanaj, Myftari (Taipi 41′), Ngjela, Hoxha (Çeka 67′), Bajrami, Lika, Çema, Mersini (Gjoshi 46′), Gjuzi, Rami. Trajner: N.Çoçlli
ELBASANI: Dashi, File, Cani, Bullari, Dushku, Kalemi, Stojku, Veli (Peqini 41′), Hidri, Çela, Shabani (E.Dalipi 67′). Trajner: S.Dalipi
GJYQTARË: F.Pjetrushi, P.Simoni, B.Pjetrushi (Lezhë)

Partizani ia ka dalë të triumfojë në ndeshjen ndaj Elbasanit. Ka qenë futbollisti Griseld Lika ai që ka zhbllokuar rezultatin me një gol shumë të bukur. Më pas në fraksionin e dytë ka qenë Vllaca dhe Bregu që kanë shënuar edhe dy gola të tjerë. Tek elbasanasit, futja e Jurgen Peqinit ka rezultuar mjaft efektive, pasi ai ka bërë të mundur edhe shënimin e golit të nderit.
Abdulla Dushku

Goleadë e Tiranës
TIRANA – APOLONIA 5-0
GOLAT: Tola 8′, Halili 20′, Sadiku 52′ (11-m), 79′, Morina 67′
TIRANA: Cara, Nuriu, Kuka, Tola (Bajo 46′), Denaj (Prendi 46′), Sadiku, Prendi, Joti (Anazi 78′), Morina, Halili, Koldashi (Kallaku 67′). Trajner: A.Gallo
APOLONIA: Katuçi, Naçi, Zeqo (Tomorri 46′), Axhias (Hasani 67′), Hënas, Mehmetaj (Mehmeti 56′), Troka, Sulaj (Qosja 76′), Agalliu, Berisha, Hysi. Trajner: O.Çuko
GJYQTARË: E.Kasa, A.Subashi, A.Koçiaj (Tiranë)
KARTONË TË VERDHË: Kuka 21’/ Naçi 33′, Troka 57′

Një ndeshje pa histori ka qenë ajo mes Tiranës dhe Apolonisë. Paratërinjtë kryeqytetas e kanë shpartalluar 5-0 ekipin fierak, ku kanë shpërthyer talente si Halili, Tola, Sadiku e Morina, të cilët kanë shënuar golat për Tiranën. Të besuarit e Gallos kanë zhvilluar një nga lojërat më të bukura. Fierakët e Çukos nuk kanë mundur dot t’i rezistonin furisë së sulmeve kryeqytetase.
Abdulla Dushku

Dinamo bind në Korçë
SKËNDERBEU – DINAMO 0-2
GOLAT: Dreni 25′, Abazaj 62′
SKËNDERBEU: Dramolli, Isa, Gjançi, Foto, Kote, Qeleshi, Lika, Zyberi, Kita, Make, Menko. (U aktivizuan: Tona, Myrteza, Këndezi). Trajner: G.Liçi
DINAMO: Dema, Bala, Kalemi, Nazari, Abazaj, Simo, Qato, Memushi, Dreni, Muraku, Marinaj. (U aktivizuan: Xhepa, Sterkaj). Trajner: Xh.Lloshi
GJYQTARË: V.Tola, G.Kamolli, E.Demiraj (Pogradec)
KARTONË TË VERDHË: Isa, Foto, Qeleshi (2)/ Bala
KARTON I KUQ: Qeleshi 80′

Dinamo ka marrë tri pikë të çmuara në Korçë, teksa ka shënuar nga një gol për çdo pjesë. Ka qenë një humbje disi e papritur për Skënderbeun, i cili gjatë këtij kampionati ka treguar stabilitet në ndeshjet në shtëpi. Gjithsesi, blutë e merituan fitoren, teksa në minutën e 25-të Dreni shënoi golin e avantazhit. Më pas në pjesën e dytë Abazaj vulosi triumfin e ekipit të trajnerit Lloshi.
Llazi Saro

Vendos goli i Ferrukut
SHKËNDIJA E DURRËSIT – BESA 1-0
GOLI: Ferruku 26′
SHKËNDIJA E DURRËSIT: Gjuzi, Mustafai, Xhakolli, Uka, Pepkolaj, Frroku, Shala, Ajdini, Torra (Kutrolli 66′), Ferruku (Përgjoni 52′), Shytermeja (Plaku 60′). Trajner: E. Furrxhi
BESA: Dajinxhi, Shaba, Uka (Berberi 70′), Brahimaj, Cara (Gjuzi 55′), Maruki (Habili 73′), Batulli, Hoxha, Bardhi (Shima 54′), Cela, Deliu. Trajner: I.Duro
GJYQTARË: A.Zdrava, E.Danaj, E.Gjoni (Elbasan)
KARTONË TË VERDHË: Uka, Shytermja / Batulli

Paratërinjtë e Shkëndijës së Durrësit arritën një fitore të merituar përballë moshatarëve të Besës. Pas shumë minutash presioni, vendësit kalojnë në avantazh me Ferrukun në minutën e 26-të. Në pjesën e dytë bie ritmi i lojës, por bregdetarët administrojnë rezultatin dhe konfirmojnë edhe një herë që nuk ndodhen rastësisht në vendin e dytë, tashmë -6 pikë larg kreut.
Roland Gjini

Bardhësi në Pogradec
POGRADECI – TEUTA 0-0
GOLAT: S’ka
POGRADECI: Sulollari, Laraku, Kozmallari, Yzellari, Molla, Mukollari, Selko, Veizi, Liçkollari, Manellari, Zeka. Trajner: F.Fetollari
TEUTA: Vata, Hajdini, Lila, Mitralozi, Bashhysa, Hoxha, Ndrazi, Vila, Trimi, Hyka, Kalemi. Trajner: G.Begeja
GJYQTARË: E.Kello, G.Loxe, A.Paramani (Korçë)

Pogradeci dhe Tirana kanë barazuar pa gola në ndeshjen e djeshme, duke ndarë nga një pikë. Loja filloi e vrullshme, ku herë pas here sulmuesit vizituan portat respektive, por pa mundur që të shënojnë. Në pjesën e dytë miqtë u gjendën nën presionin e Pogradecit, por Teuta u mbrojt mjaft mirë. Ndërkohë, durrsakët tentuan me kundërsulme që të afrohen në portën e Pogradecit.
Pëllumb Starova

Telushi nderon Vlorën
VLORA – ALBPETROLI 1-0
GOLAT: Telushi 60′
VLORA: Nuraj, Mataj, Matodashaj, Lazaj, Kapaj, Velaj, Veraj, Tushi, Skënderaj, Veizi, Malaj. (U aktivizuan: Telushi, Qarri, Ajrulla). Trajner: L.Gjondeda
ALBPETROLI: Gjikondaj, Saliaj, Mehmeti, Ferko, Mici, Xhafaj, Lapshi (Lakrori 48’), Asimetaj, Hyka, Luzi, Zyka. Trajner: E.Yzeiri
GJYQTARË: O.Çela, S.Hoxha, M.Sina (Fier)

Paratërinjtë e Vlorës kanë mposhtur minimalisht me rezultatin 1-0 Albpetrolin. Pjesa e parë ka qenë ekuilibruar për të dyja ekipet, ku vendësit ishin më kërkues për golin e avantazhit. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në fraksionin e dytë, pas disa tentativash, vlonjatët gjejnë golin e avantazhit me Telushin. Vlora tenton të shënojë sërish, por gjithçka mbyllet me këtë gol.
Altin Pavllo

Shkodra, OK në Burrel
BURRELI – SHKODRA 0-2
GOLAT: Sakicaj 13′, Vistalaj 65′
BURRELI: Koca (Marku 68′), Beqiri, Dervishi, Milkurti (Brahasani 41′), Hasa, Pasha, Boça (Aliu 73′), Stafasani, Tanushi (Cevani 75′), Gjoni, Canameti. Trajner: V.Gjoni
SHKODRA: Kurtaj, Trosmani, Gjeçaj, Bunga, Vistaraj, Lulashi (Bandulla 55′), N.Kurtaj, Berkola, Çoçja (Jakicaj 68′), Zeqiraj (Mali 74′), Toma. Trajner: R.Piraniqi
GJYQTARË: E.Bajrakurtaj, A.Pici, R.Alushi (Lezhë)
KARTONË TË VERDHË: Tanushi 74’/ Vistaj 34′, Lulashi 49′, Gjeçaj 72′

Shkodra ka mposhtur Burrelin me rezultatin e pastër 2-0, dje në stadiumin “Liri Ballabani”. Ka qenë një ndeshje e zhvilluar mes shiut dhe të ftohtit. Megjithatë, miqtë nga Shkodra arrijnë ta kalojnë në avantazh që në minutën e 13-të me Sakicajn. Burreli mundohet të reagojë, por nuk ka forcën e duhur. Në pjesën e dytë, kur pritej goli i matjanëve, shënon Vistalaj për shkodranët.
Dritan Kurti

Një pikë nga penalltia
VLLAZNIMI – BRIAN’S 1-1
GOLAT: Kakini 44′ (11-m)/ Smaqi 29′
VLLAZNIMI: Hila, Ura, E.Kraja, Kakini, Gerdani, S.Kraja, Dallnezi, Dibra, Mema, Lugjaj, Gogla. (U aktivizuan: Bajraku, Piroviq, Dini, Malishta, Beqi). Trajner: A.Xhahysa
BRIAN’S: Geci, Gjoni, Pllumbi, Dedgjonaj, Fetaj, Smaqi, Bushi, Zogaj, Gj.Marku, E.Marku, Ndoka. (U aktivizua: Gjini). Trajner: Gj.Filipi
GJYQTARË: I.Ujka, E.Burgu, E.Vargu (Fushë-Krujë)

Vllaznimi dhe Brian’s kanë zhvilluar dje një ndeshje të bukur mes tyre, por në fund nuk ka pasur fitues. Në pjesën e parë miqtë nga Lezha kanë qenë më kërkues, teksa kanë arritur të shënojnë me Smaqin. Më pas në 40 minutat e dyta, djemtë e drejtuar nga Altin Xhahysa kanë fituar një 11-metërsh, që u kthye në gol nga Kakini. Ishte një barazim që i vlejti më shumë skuadrës së Brian’s.
Admir Uruçi

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"