Turbina B, tripletë ndaj Belshit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2015 | 13:26

Turbina B, tripletë ndaj Belshit

Kat 3Ka nisur dje java e 4-t e Kategorisë së Tretë. Sfida e parë është luajtur në Elbasan ndërmjet Belshit dhe Turbinës B dhe ka përfunduar 3-1 për cërrikasit. Takimi është luajtur në “Shefqet Lamçja” dhe ka prodhuar spektakël për ata që e kanë ndjekur. Ka qenë një sfidë më e mirë për cërrikasit, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 24-t me Shabanin.

Më pas janë lojtarët e Belshit që përpiqen dhe krijojnë raste, por nuk arrijnë të finalizojnë. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Turbinën B. Në të dytën është Krasniqi për djemtë e Blerim Kuqjas që barazon shifrat në minutën e 51-të. Loja bëhet e fortë dhe ka grintë. Lojtarët e të dyja skuadrave krijojnë raste, në një kohë që nuk mungon spektakli. Në të 60-ën dhe të 66- ën, Tafa me Arizin i dërgojnë shifrat në 3-1 për Turbinën duke i dhënë në këtë mënyrë edhe tri pikët skuadrës së tyre. Belshi kërkoi në minutat e mbetura që të shënonte dhe kishte disa raste, por nuk arriti. Cërrikasit nga ana e tyre ishin më të qartë në lojë dhe e menaxhuan më së miri avantazhin që në fund i siguroi 3-pikëshin. Ndërkaq, sot do të luhen ndeshjet e radhës të javës së 4-t.

BELSHI-TURBINA B 1-3
GOLAT: Krasniqi 51’/ E.Shabani 24′, Tafa 60′, Arizi 66′
BELSHI: Sherati, Puka, Kullolli, Basha, Mezini, Ballkoçi, Elezi, Kurti, Kuqja, Jançe, Krasniqi. Trajner: B.Kuqja TURBINA B: Miza, Drazhi, Arizi, Tabaku, Shkoza, A.Shabani, Zela, E.Shabani, Omeri, Luli, Tafa. Trajner: N.Beshiri
GJYQTARË: E.Bylykbashi, R.Preça, E.Gjoni (Elbasan) DELEGAT: O.Osman

Përgatiti: Vladimir Mema

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"