Triumfuan ndaj Burrelit në Kupë, flet trajneri i Besëlidhjes: Thyem tabunë, e merituam fitoren!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2021 | 13:59

Triumfuan ndaj Burrelit në Kupë, flet trajneri i Besëlidhjes: Thyem tabunë, e merituam fitoren!

Prioritet mbetet kampionati, megjithatë Besëlidhjes i lezeton edhe Kupa e Shqipërisë. Rastësia bën që edhe këtë herë të “peshkojnë” Partizanin, kundërshtar që do të tentojnë ta eliminojnë sërish. Alban Bruka e cilëson më shumë se të merituar fitoren, ndonëse e pranon që nuk është e kishin shumë vëmendjen te ky kompeticion. Lezhjanët nuk kanë asnjë fitore në kampionat, ndaj rezultatin e arritur dje trajneri e quan një lloj kthese.

alban bruka

“Në plan të parë ne kemi kampionatin për vetë faktin ku pozicionohemi dhe Kupën e kishim në plan të dytë. Erdhëm për të bërë një ndeshje dinjitoze, për të respektuar garën. Jam shumë i kënaqur nga ekipi për atë që shpalosi në fushën e lojës.

Arritëm të merrnim një fitore të merituar. Shpresoj që kjo fitore do të ndikojë në anën psikologjike të lojtarëve në ndeshjen e radhës që kemi në kampionat po me Burrelin, në Lezhë.

Ishte një ndeshje që theu tabunë e fitoreve pasi në të vërtetë na kanë munguar”, përfundoi tekniku i lezhjanëve, sakaq Saimir Patushi nuk pranoi që të prononcohej.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"