VIDEO/ Triumfi dramatik në minutën e 98-të, skuadra e Besnik Hasit në kërkim të “biletës” Europiane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2024 | 21:05

VIDEO/ Triumfi dramatik në minutën e 98-të, skuadra e Besnik Hasit në kërkim të “biletës” Europiane

Mesheleni i Besnik Hasit arriti një triumf dramatik mbrëmjen e sotme në duelin ndaj Leuven, i vlefshëm për grupin që të siguron një “biletë” për në Ligën e Konferencës.  

dQczeGGx

Skuadra e trajnerit shqiptar, iu fal golit të Konate në minutën e 98-të, në duelin që rezultoi i çmendur. Pjesa e parë u mbyll me triumfin 0-1 të Meshelenit falë golit të Kobaut në minutën e 5-të. Ekipi i Hasit shënoi edhe të dytin me Foulon në minutën e 52-të, ndërkohë që vendasit arritën të barazonin shifrat në minutat 74 dhe 90+6 me Maziz dhe Opoku. 

Gjithsesi Mesheleni nuk u dorëzua, edhe pse me një lojtar më pak pas daljes me të kuq të Slimanit në minutën e 80-të, teksa gjati golin e fitores me Konate në minutën e 90+8’. Vlen të theksohet fakti se ekipi i Hasit në qoftë se renditet ne vendin e parë në luftën me 6 skuadrat e tjera, do të mund të përfaqësojë Belgjikën në Ligën e Konferencës.  

mechelen

Në momentin kur trajneri shqiptar mori drejtimin e skuadrës, objektivi i Meshelen ishte mbijetesa, por fal punës së Hasit, skuadra regjistroi rezultatete të shkëlqyera duke synuar tashmë Europën.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"