Tripletë historike ndaj Zvicrës, ylli i Portugalisë: Bëra detyrën, gati edhe për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2022 | 14:28

Tripletë historike ndaj Zvicrës, ylli i Portugalisë: Bëra detyrën, gati edhe për…

Njëzet e një prezenca me Benfikën mes kampionatit dhe Championsit të zbukuruara me 14 gola nuk mund të kalonin pa u vënë re dhe më 22 shtator Gonsalo Ramos u thirr për herë të parë në kombëtare.

GONSALO RAMOS 2

Pas katër prezencash fshihen katër gola, tre nga të cilët në dy ndeshje gjatë këtij Botërori.

Ai dje u bë i pari lojtar që shënon tripletë në debutimin si titullar në një Kupë Bote dhe lojtari më i ri në të njëjtën statistikë.

Në shekullin e XXI-të ai është edhe i pari futbollist që përfshihet në katër gola Brenda së njëjtës ndeshje në një Kupë Bote.

NJERIU I NDESHJES – Ndaj Zvicrës ishte pa dyshim “Lojtari më i mirë” në fushë, çmim që iu dha pas ndeshjes.

Tripleta e tij është edhe një bast i fituar i trajnerit Santos që i besoi duke mbajtur në stol njëfarë Kristiano Ronaldo.

Lidhur me paraqitjen e tij, bomberi i Benfikës në kampionatin portugez u shpreh:

“Gjithçka ka ndodhur shumë shpejt. Katër muaj më parë as që e mendoja se mund të isha në një Kupë Bote e jo më të shënoja. Sidoqoftë, tani nuk kohë për të festuar dhe ne duhet të fokusohemi te ndeshja e radhës”.

Të shtunën në orën 16:00 Portugalia do të zbresë përsëri në fushë për të zhvilluar çerekfinalen kundër Marokut.

Një ndeshje që nuk mund të konsiderohet e lehtë, sidomos pas asaj që afrikanët i bënë Spanjës që konsiderohej favorite.

Ndërkohë, duhet pritur nëse Santos do t’i besojë përsëri apo Ronaldo do të rikthehet në formacion. Sa u përket çështjeve teknike, 21-vjeçari deklaroi:

“Këto nuk janë çështje që më takojnë mua. Më duhet të punoj sa më shumë që të mundem dhe pastaj do të shohim se çfarë vendos trajneri.

Me Kristianon nuk kam asnjë problem. Ai foli me mua, si dhe me të gjithë përpara ndeshjes.

Gjithçka ka shkuar shumë mirë e nuk ka vend për polemika të kota. Jemi një skuadër dhe të gjithë synojmë në një drejtim”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"