Tripletë dhe përmbysje, hyjnori Ronaldo: Juvja më ka blerë për këto netë magjike, me këtë mentalitet..

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2019 | 23:31

Tripletë dhe përmbysje, hyjnori Ronaldo: Juvja më ka blerë për këto netë magjike, me këtë mentalitet..

Menjëherë pas fitores 3-0 ndaj Atletikos së Madridit, për Sky Sport Italia, foli edhe vetë protagonisti kryesor i mbrëmjes, Kristiano Ronaldo.

ronaldoo

Ai shprehet se ky është mentaliteti që duhet në Champions League, dhe Juventusi është në rrugën e duhur, bashkë me të në ekip.

“Duhej të ishte një natë speciale, dhe kështu ndodhi. Jo vetëm për golat e mi, por edhe për skuadrën dhe lartësinë e pabesueshme në fushë. Ky është mentaliteti që duhet në Champions League, dhe ne jemi në rrugën e duhur. Juventusi prandaj më ka marrë, për ta ndihmuar në netë të tilla magjike si kjo. Atletiko është vërtetë një skuadër e fortë për t’u përballur, por ne jemi gjithashtu të fortë dhe sot e provuam. Është ende herët të flasim për finale, t’i marrim me radhë.” – deklaroi Ronaldo

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"