Transferta e Elbasanit, Devolli vendos autobus për tifozët që duan të ndjekin ekipin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2019 | 11:35

Transferta e Elbasanit, Devolli vendos autobus për tifozët që duan të ndjekin ekipin

Trajneri i Devollit, Stavri Nica, ka dhënë dje udhëzimet e fundit për ndeshjen e vështirë me Elbasanin në transfertë. Në një ndeshje kontrolli me të rinjtë e Skënderbeut, ai aktivizoi në pjesën e dytë 11-shen titullare, me të cilën synon të marrë pikë sot në “Elbasan Arena”.Devolli56

Gazeta mëson se presidenca e klubit bilishtar ka vënë në dispozicion një autobus për sportdashësit, të cilët duan të udhëtojnë drejt Elbasanit për të mbështetur nga afër ekipin e zemrës. Devolli ka si qëllim të vazhdojë me rezultatet pozitive të dy javëve të para. Deri tani ka marrë 4 pikë, pas fitores me Pogradecin dhe barazimit me Orikun, por këtë herë është një ndeshje transferte.

Të besuarit e trajnerit Nica do të kenë një provë të vështirë, por janë nisur drejt Elbasanit me besimin se nuk do të kthehen pa pikë. Kundërshtari do të bëjë gjithçka për pikët e para dhe Devolli është përgatitur të përballojë një ndeshje delikate.

Thanas Gjata

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"