Transferimi te Tirana dhe shpërthimi me dopietë në ndeshjen e parë, qipriotët “qajnë” Majkëll Ngonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2021 | 9:20

Transferimi te Tirana dhe shpërthimi me dopietë në ndeshjen e parë, qipriotët “qajnë” Majkëll Ngonë

Në Qipro menjëherë qajnë Majkëll Ngonë. Mediat vendëse kritikojnë Enosis Paralimni, skuadrën e mëparshme të anglezit, që largoi sulmuesin.

NGO 3

Sipas gazetës, lojtari tani po shkëlqen te Tirana duke shënuar dy gola. Madje, media kritikon edhe ata që e kanë sulmuar anglezin. Sezonin e fundit Ngo u aktivizua në Qipro me Enosisin. Sulmuesi luajti 17 ndeshje (9 si titullar) në kampionat dhe nuk shënoi dot gol.

Vlen të theksohet fakti se me Tiranën në sezonin 2019-2020, Ngo arriti të shënonte 13 gola si dhe dha 14 asiste, duke u shndërruar në një lider absolut te bardheblutë. Edhe këtë sezon ai e nisi shumë mirë, duke tundur dy herë rrjetën e Skënderbeut.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"