Trajneri i thur elozhe: Jam i kënaqur me Indrit Tucin, përshtatet me ekipin tonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2024 | 20:37

Trajneri i thur elozhe: Jam i kënaqur me Indrit Tucin, përshtatet me ekipin tonë

Indrit Tuci asistoi te goli i dytë që Sparta e Pragës shënoi në fitoren kundër Opavës, sukses ky që i dërgon në finalen e Kupës. Sulmuesi zhvilloi një performancë pozitive, këtë e vuri në dukje edhe trajneri i tij:

tuci indrit

 

“Tuci dhe Solbaken po përshtaten shumë shpejt me ne. Kjo dëshmon jo vetëm për qëndrimin e tyre, por edhe mjedisin e mirë që ekziston te Sparta. Ata duan të mësojnë dhe të përfshihen sa më shumë në punën e përditshme. Në të njëjtën kohë, ata po ndihen rehat edhe me shokët e rinj të skuadrës. Dallohet një gjë e tillë edhe në performancat e tyre. Karakteristikat e Tucit dhe Solbaken përshtaten në mënyrë të përkryer me ekipin tonë. Jam i kënaqur me të dy. Tani e kanë vetë në dorë të bëjnë edhe më mirë dhe të përmirësohen edhe më shumë”, tha Priske.

Sparta aktualisht mban vendin e parë na kampionat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"